Profesori amerikan ‘jep paralajmërim’: Rrezik serioz, duhet bërë presion ose Beogradi...”,

2 months ago 14
Reklamë

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë dhe për shtensionim të situatës vazhdimisht kërkohet angazhim i Kosovës dhe Serbisë në dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ditë më parë, një zyrtar i NATO-s në takimin e krerëve të aleancës për shënimin e 75 vjetorit të saj, ka thënë se NATO-ja dhe forca e saj paqeruajtëse në Kosovë, e njohur me shkurtesën KFOR, janë “shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë dhe mundësitë e përkeqësimit të saj” dhe nxisin palët të angazhohen në dialog për gjetjen e një zgjidhjeje politike.

“Në NATO, ne jemi të mendimit që zgjidhja dhe stabilizimi në të ardhmen i situatës së sigurisë do të varet plotësisht nga zgjidhjet politike. E kemi theksuar vazhdimisht nevojën për dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe angazhim konstruktiv diplomatik. Po ashtu kemi theksuar nevojën për shmangien e veprimeve të njëanshme që mund të provokojnë incidente sigurie,” u tha gazetarëve një zyrtar i NATO-s, i cili foli për situatën e sigurisë në Kosovë, ku NATO ka misionin më të madh dhe më të gjatë paqeruajtës në botë, me kusht që të mos identifikohet me emër.

Sipas zyrtarit të NATO-s, “është për të ardhur keq që angazhimi në dialog nuk ka prodhuar marrëveshje apo çuar drejt thellimit të dialogut dhe kjo nënkupton që tensionet në terren vazhdojnë të kenë pasoja për sigurinë.”

“Ne vazhdojmë … t’i nxisim të dyja palët që të angazhohen në mënyrë sa më konstruktive dhe më të dobishme, sepse e vetmja zgjidhje e vërtetë e situatës është zgjidhja politike,” shtoi ai.

Duke komentuar deklaratën e zyrtarit të NATO-s, Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka thënë se përkeqësimi i situatës varet nga Beogradi.

Sipas tij, presioni duhet të bëhet ne Beograd.

“NATO dhe KFOR e dinë situatën në veri të Kosovës më mirë se unë, por nëse do të përkeqësohet, varet kryesisht nga Beogradi. Ja ku duhet të bëjnë presion”, shprehet Serwer për “Bota sot”.

Se situata në Kosovë është alarmante dhe i kanoset një rrezik nga Serbia, kanë folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ish- gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, të cilët kanë thënë se Serbia kërkon zgjerim.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan dhe i shërben interesave të Rusisë. Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur të vjen koha ai do të bëjë atë që do Putini që ai të bëjë. Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vjetët e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndaluar, por nëse ka probleme në Ukrainë ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderë, si kryeministri Kurti, duhet të përballen me të”, ka thënë gjenerali Clark.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga aleatët t’i bëjnë presion Beogradit për t’i çmontuar bazat operative serbe rreth kufirit me Kosovën.

“Serbia është shumë agresive ndaj Kosovës. Së pari duke mos e njohur vendin tonë si një Republikë të pavarur, siç e bën shumica dërrmuese e botës. Përkatësisht, 28 nga 32 anëtarë të NATO-s dhe 22 nga 27 shtatë vende evropiane.

Por, përveç kësaj, ata janë të angazhuar edhe në luftë hibride dhe në të njëjtën kohë kanë këto stërvitje ushtarake në afërsi të kufirit tonë.

Ata kanë 48 baza operative përpara rreth kufirit të Kosovës në pritje të një dritareje të re të mundësive. Çfarë kërkojmë nga partnerët tanë demokratikë perëndimorë që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të çmontuar këto 48 baza operative përpara, ku secila prej tyre ka nga 50 deri në 150 ushtarë dhe oficerë dhe fqinjët me pajisje, municion dhe armatim ushtarak ruse, por edhe atë kinez.

Pra, politikisht Serbia është e ngjashme me Federatën Ruse. Ata vërtetë nuk i njohin siç duhet, de fakto dhe de jure fqinjët e tyre”, ka thënë Kurti në CNN.

Për këto ‘alarme’ është pyetur profesori Serwer, i cili është përgjigjur shkurt “ky është rrezik serioz”, ka kthyer profesori.

Read Entire Article