Profesori flet për paraqitjen e presidentes Osmani në OKB – zbardh prapaskenat: Ja si e demaskoi Vuçiqin!

5 months ago 11

Paraqitja e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ishte një nga paraqitjet më të drejta dhe mbresëlënëse.

Përballja e presidentes Osmani me Vuçiqin arriti të i jep ‘goditje’ të fuqishme Serbisë, duke ia llogaritur të gjitha dëmet që e njejta i bëri Kosovës.

E në lidhje me paraqitjen e presidentes Osmani për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai tha se presidentja Osmani shkëlequ në OKB duke e demaskuar Vuçiqin.

Ymeri thotë që faketet e bënë që Vuçiq të struket si lepuri në ferr.

Image

Eshref Ymeri

Bindja ime e patundur është se Presidentja e Republikës së Dardanisë, Zonja Vjosa Osmani, shkëlqeu si meteor në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Qëndrimin e vet burrëror Zonja Presidente e shoqëroi me faktet tronditëse që solli për demaskimin e kriminelit Vuçiç, pjellës së kryekriminelit Millosheviç.

Ato fakte e bënë kriminelin Vuçiç të strukej si lepuri në ferr. Fjala e Presidentes emblematike, me anglishten e saj të shkëlqyer, ishte një dajak i merituar për kriminelin Vuçiç dhe bandën rreth tij, por edhe një goditje e rëndë publike për shovinizmin serbomadh dhe krejt Serbinë, si kryevatër e barbarisë serbosllave në Gadishullin e Ilirisë”, foli ai.

Profesori më tej thekson që kombi ynë ka nevojë për politikanë të tillë si presidentja Osmani.

Pikërisht për politikanë të tillë, me përgatitje akademike dhe me dinjitet të lartë kombëtar, ka nevojë kombi ynë në krejt trojet e veta etnike”, përfundoi profesori Eshref Ymeri për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article