Profesori ‘godet’ ashpër opozitën – përmend detaje nga e kaluara: Kështu e tradhtuan Kosovën!

1 week ago 33
Reklamë

Zgjedhjet e radhës në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt.

Fushatat parzgjedhore veçse kanë filluar nga partitë politike, si dhe premtime të shumta nga liderët.

E në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve dhe fushtatat e partive politike, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai thotë se në gjith botën ka opozitë mirëpo kjo në Kosovë Lufton vetëm për pushtet.

Sipas tij, duke kërkuar krijimin e asociacionit serb, që do të thotë shkallmim përfundimtar i pavarësisë dhe i sovranitetit të Republikës së Dardanisë.

Image

Eshref Ymeri

E kam theksuar në analizat e mia se opozita në Prishtinë është kolona e pestë e Serbisë në Republikën e Dardanisë. Në këtë periudhë që ka ngelur deri në zgjedhjet e 09 shkurtit, opozita do të bëjë ç’është e mundur për ta bërë të bardhën të zezë kundër Vetëvendosjes. Në çdo vend të botës, ka opozitë, por, në dallim nga opozita në Republikën e Dardanisë, në ato vende opozita lufton vetëm për pushtet, por nuk është opozitë tradhtare e interesave të vendit. Për fatin e keq të mbarë kombit tonë, opozita në Prishtinë jo vetëm që lufton për pushtet, por ka kryer edhe tradhti të rëndë kombëtare, duke kërkuar krijimin e asociacionit serb, që do të thotë shkallmim përfundimtar i pavarësisë dhe i sovranitetit të Republikës së Dardanisë dhe shndërrimin i saj në një Palestinë evropiane”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që Kurti është i vetmi politikan me dinjitet të lartë kombëtar, i cili i ka treguar vendin jo vetëm Serbisë fashiste, por edhe ndërkombëtarëve faqezinj në krah të saj.

“Prandaj ajo pjesë e popullit dardan, e cila e ka shumë të shenjtë pavarësinë dhe sovranitetine e vendit, duhet ta kuptojë që Vetëvendosja ka kundër jo vetëm opozitën tradhtare, si kolonë e pestë e Serbisë fashiste, por edhe Brukselin dhe Vashingtonin, të cilët, për turpin e tyre, tradhtuan veprën e vet të pranverës së vitit 1999, kur bombarduan Serbinë, dhe janë radhitur në krah të kësaj bishe fashiste. Për më tepër, Vetëvendosja ka kundër krejt pushtetin e kryatradhtarit Rama dhe mjetet e tij mercenare të informimit masiv, me përjashtim të kanalit televiziv “Syri”. Kryeministri Albin Kurti është i vetmi politikan me dinjitet të lartë kombëtar, i cili i ka treguar vendin jo vetëm Serbisë fashiste, por edhe ndërkombëtarëve faqezinj në krah të saj. Prandaj duhet shpresuar se Vetëvendosja, më 09 shkurt 2025, do ta mposhtë përsëri opozitën tradhtare”, përfundoi profesori Eshref Ymeri për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article