Profesori “godet” Stanon: Ai mendon se edhe ‘jeta’ e qytetarëve varet nga dialogu në Bruksel - Të pyeten keto tre vende për hapjen e urës

1 month ago 13
Reklamë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur përsëri për rihapjen e Urës së Ibrit për qarkullim. Ai ka thënë se çdo hap dhe veprim duhet të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit.

Stano ka thënë se ky është qëndrimi i Brukselit zyrtar dhe se çfarëdo vendimi për hapje të Urës, duhet të dalë nga diskutimet në Bruksel në kuadër të dialogut.

Por, me deklartën e Staons nuk është pajtuar Kosova.

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se çështje e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë.

“Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuçiqi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës”, shkroi preidentja.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim prë “Bota sot” ka thënë se hapja e Urës së Ibrit nuk duhet të jetë çështje diskutimi në dialog, sepse sips tij, ajo është çëshjte e brendshme e Kosovës, e jo e BE-së.

Madje, ai thotë se ajo urë lidh dy popuj dhe ndikon në përafrimin e tyre, duke shtuar se për NE-në dhe Stanon “edhe 'jeta" e qytetarëve varet nga dialogu në Bruksel”.

Z.Stano, si zëdhënës i BE-së në Bruksel, në konferencë për shtyp, u shpreh: "Hapja e urës së Ibrit është çështje e marrëveshjes së Brukselit dhe kurrsesi nuk mund të hapet ndryshe, njëanëshëm".

Kjo deklaratë e z Stano është në kundërshtim me pozitën e paanshme të BE-së kundruall dialogut Prishtinë-Beograd. Ura e Ibrit nuk është çështje e marrëveshjes së Brukselit dhe nuk rrjedh si problem i kësaj çështjeje. Në asnjë marrëveshje, veç asaj të vitit 2013, kur flitet për modernizimin dhe hapjen e Urës së Ibrit brenda javës, pas sanimit, nuk kemi tjetër marrëveshje. Meremetimi i urës është bërë. Është planifikuar shumë herë hapja. Edhe në fushën e lirive dhe të drejtave, siç është çështja e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe të mjeteve, si dhe të papengueshëm, është hapja e urës. Ura e Ibrit i lidh dy popuj dhe ndikon shumë në lirinë dhe ne afrimin e popujeve. Z.Stano e di këtë!

Duket se për z.Stano edhe 'jeta" e qytetarëve varet nga dialogu në Bruksel.

Duhet thënë se ura e Ibrit është çështje e brendshme e Kosovës. Ajo kurrsesi nuk mund të futet në dialogim në Bruksel. Kjo është anti demokratike dhe shkon ndeshur me lirinë e levizjes së lirë të qytetarëve”, shprehet ai.

Sipas tij, Mitrovica është endarë, dhe këtë ndraje e ka bërë shteti francez, duke krijuar edhe ato ”Rojat e Urës” nga serbët në veri.

Ai shton, se për hapjen e Urës duhet të pyeten SHBA dhe Anglia, duke mos përjashtuat edhe Komisionin e Venecias dhe në këtë mënyrë të veprohet pastaj.

“Mitrovica është e ndarë.

Ndarjen e ka bërë anëtari i BE-së. Ishte Franca që e vuri kufirin në urë të Ibrit. Nën përkujdesjen e Francës u krijua edhe "Roja e Ures" nga serbët në veri.

U vu kufiri në urë të Ibrit dhe ruhej nga KFOR-i francez.

Tash është vetë BE që do domosdo të fut urën e Ibrit në dialogim në Bruksel me shtetin serb. Kjo është jo e drejtë dhe shkon ndeshur me liritë dhe të drejtat e proklamuara ndërkombëtare për qarkullim të lirë të njerëzve dhe të mjeteve.

Liria e lëvizjes është e drejtë themelore. Kosova kërkohet të vepron.

Mirë është të kërkohet mendimi i SHBA-së dhe i Anglisë. Te pyetet ndoshta edhe Komisioni i Venecias dhe të veprohet. Mbyllja është kufizim i të drejtës së lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të bashkimit të qytetit të ndarë të Mitrovicës. Për këtë lypset ndoshta një verfikim i Komisionit të Venecias. Kosova është shtet i njohur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare në Den Hag.

Sikur Kosova të ishte anëtare e Këshillit e Evropës mund të shkonte çështjes në Gjykatën Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.

Verdikti i gjykatës do te ishte me siguri për hapjen e urës së Ibrit”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article