Profesori zbulon planin e Vuçiqit pas zgjedhjeve në Serbi – ky është paralajmërimi i fuqishëm për rajonin!

10 months ago 33

Zgjedhet që do të mbahen në Serbi më 17 dhjetor ka ngjallur reagime të mëdha.

Kosova është në vazhdimsi në përcjellje të situatës mirëpo që provokimet e Serbisë në çdo moment janë të pritshme.

E në lidhje me këtë situatë ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se konflikti shqiptari-serb është shumë i vjetër dhe se është ndihmuar nga Rusia, Franca dhe Italia.

“Konflikti shqiptari-serb është shumë i vjetër.Që nga atëherë historia është e larë me gjak me luftëra, gjenocide të cilat kishin të vetmin qëllim pushtimin e tokave, trojeve shqiptare dhe dëbimin e tyre. Këtë serbët e bënë përmes luftërave të shumëta edhe e arritën me ndihmen e miqeve të tyre nga Fuqitë e mëdha të kohës(Rusia,Franca,Italia,etj.) Të cilat në Konferencat e Berlinit e Londrës ia mundësuan Serbisë edhe aneksimine e trojeve shqiptare”, u shpreh ai.

Image

Binak Maxharraj

Më tej, profesori përmend popullin shqiptarë të Kosovës duke mos lënë anash momentin e pavarësisë së Kosovës.

Populli i shqiptarë i Kosovës nuk ndejti duarkryq por vazhdimisht kërkuan lirinë dhe shtetin e tyre. U zgjuan në kryengritje dhe me ndihmën e Amerikës dhe shteteve tjera të Evropës më 1999 e fituan lirinë aq shumë të pritur e të deshiruar, kurse më 2008 edhe e shpallën pavaresinë e saj të cilën e pranoj edhe GJND si të drejtë të patjetërsueshme. Por me lirinë dhe çlirimin e Kosovës asesi të pajtohet Serbia vrastare dhe gjenocidale”, thotë profesori.

Në fund, sa i përket zgjedhjeve në Serbi shton që kjo e diel do të sjellë një koalicion nacional fashist, që do kenë qëllim të krijojnë luftë.

“Tani që do të mbahen zgjedhjet në Serbi, e tërë fushata parazgjedhore në Serbi po zhvillohet rreth strumbullarit të Kosovës. Kjo e diel dërgon në fitoren e koalicionit ekstrem nacional fashist, koalicioni i errësirës Vuçiq-Sheshel-Nikoliq. Të cilët nuk e kanë qëllim bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, por krijimine e trubmulencave me erë lufte sepse në planë të parë të këtij koalicioni është “Bota Serbe””, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article