Profesori ‘zbulon’ të vërtetën e sondazhit që nxjerrë LDK-në të parën: Dikush ta qetësoj Ramush Haradinajn, ja ҫfarë mund të bëjë

7 months ago 12

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’, e ka quajtur si skandaloz sondazhin e fundit. Sipas tij, është befasues ky sondazh derisa LDK-ja ka dalë e para, pa bërë asnjë reform që nga viti 2021.

“Në popull të pamundshmes i thonë luaje mace kryet e buallit. E sot loja me sondazhe përms SMS nëpër portale e paska nxjerrë LDK të parën me 48%, kurse LVV me 44%, kurse AAK ia paskan dhënë shkelmat me vetëm 1% për pak me e qit atje ku është edhe NISMA, anipse te gjorët posa bënë koalicion parazgjedhor për me u forcu SMS e Abdixhikut e paskan përmbysë Haradinajt. Bile Albin Kurti ia paska pa hajrin këtij ”sondazhi” të Abdixhikut sepse tash e tutje ka me pas “n’shpinë”Haradinajn për këtë ofendim që ky sondazh ia paska bërë AAK duke e gjuajtë në bërllog me vetëm 1%”, vlerëson ai.

Image

Binak Maxharraj

Sipas Maxharrajt, pas këtij sondazhi ende nuk dihet reagimi i liderit të PDK-së, Memli Krasniqi.

“Nuk dihet se si do të reagoj as PDK e Memli Krasniqit, si do të reagoj për këtë ”nënçmim” me sondazhet e SMS, kur dihet se pos në zgjedhjet e para të Ibrahim Rugovës pas luftës, LDK ka qenë patericë e PDK gati në të gjitha zgjedhjet”, vlerëson profesor Maxharraj.

Sipas tij, po thuhet se kjo është ajo fitorja e parë e LDK përmes “Rrugës se Re” nëpër të cilën paskan kaluar me qindra e mijëra SMS të porositur përmes njëfarë ”Viber Group” për me nxjerrë LDK të parën.

“Kështu këtë marifet e zbuloi një aktivist i LVV. Diçka e tillë as në imagjinata dhe në përralla të gjyshërve nuk mund të paramendohet. Këto janë lojëra të ulta me sondazhe, janë ballafaqime mashtruese midis partive, këto sondazhe nuk paraqesin asgjë reale, pos manipulim me opinionin e gjerë dhe votuesit. Por një gjë dihet si do që të manipulohet me sondazhe përmes SMS dhe sendeve tjera, nuk mund të manipulohet me votën dhe ndërdijen e popullit, votuesit sepse populli veç e ka te qartë se kush janë, secila parti politike, këtë e ka treguar me me 21 shkurt 2021 kur e bëri atë kthesën e madhe, kapërcimin e madh, dallimin e madh midis partive duke ia dhënë voten asaj që e përfaqëson më së miri si ndodhi me LVV së cilës populli ia besoi mbi 50% të votës si një parti e pakorruptuar që lufton për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutes në tërë vendin, pamarrë parasysh se a i pëlqen apo jo disave nga ndërkombëtarët të cilat për të mbajtë anën serbëve janë në gjendje edhe ta shkatërrojnë këtë qeveri, por kot kjo qeveri i ka rrënjët thellë në popull e jo në pazare me Serbinë ku përpak që nuk e ndanë Kosovën”, thekson Maxharraj për ‘Bota sot’.

Ai duke komentuar edhe njëherë këtë sondazh thotë se ‘dikush duhet ta qetësoj Haradinajn, pasi ka dalë vetëm me 1%’.

“Shiqojeni skandalin e një sondazhi me SMS: Hajde dikush të qetësojë Ramush Haradinaj me 1% ka me u tranu krejtë, pas të gjitha atyre kritikëve dhe sharjeve. Por, hajde merre me të mirë edhe Memli Krasniqin, Hisen Berishën, Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn duke u përplas me Lumir Abdixhikin për këto “ofendime”që ia paska bërë LDK”, thekson ai.

Image

comment

Read Entire Article