Projekt-buxheti 2024, Berisha: E kaluan në mënyrë antikushtetuese

10 months ago 8
10:22 20/11/2023

Kryedemokrati Sali Berisha foli për mediat jashtë parlamentit pas seancës që zgjati vetëm 5 minuta, ndërsa shumica votoi në parim mes tymueseve dhe kaosit projekt-buxhetin për vitin 2024. Sipas Berishës kjo kaloi në mënyrë antikushtetuese.

“E kaluan në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, buxheti erdhi këtu jo në bazë të procedurave të parlamentit, por si një proces klandestin i kryer në thyerje të rregullores dhe ligjeve, me zoom, i zhvilluar me mejhane, me ahengje dhe në mënyrë të paparë. Ne erdhëm këtu për të bllokuar procesin që buxheti, akt themelor i vitit në parlament të merrte të gjithë dimensionin që i takonte, por ata e kaluan brenda 7 minutave në frikë dhe tmerr. Nuk ka asnjë lloj evidence as për votimin, as për ndonjë gjë tjetër”, tha Berisha.

Sipas Berishës, opozita korri fitore sot.

“Korri një fitore të re në betejën e saj pa kthim pasi u bëri të pamundur hajdutëve të mbrojnë vjedhjen e tyre”, u shpreh ai.

Sa i përket flakadanëve dhe tymueseve ai u shpreh se ato dogjën procedurën antikushtetuese.

“Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese aty. Shihi si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese”, theksoi Berisha./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article