Projekt-ligjet kaluan me 68 vota/ Grupi Parlamentar i PD letër Nikollës: Votimi të shpallet i pavlefshëm, mungon kuorumi

7 months ago 3

TIRANË – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kërkon Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit, e cila i është  derguar per dijeni  edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, argumentohet fakti se votimi është kryer në shkelje të kushtetutës, pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, me 68 vota pro kaluan projektligji për burimet ujore, projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 93/2015 “për turizmin” të ndryshuar, projektligji për investimet strategjike dhe projektligji për një ndryshim në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës të ndryshuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article