“Prokuroria veproi mirë pas deklaratës së papërgjegjshme të ministres Haxhiu”

2 months ago 9

Ditë më parë Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se Serbia ka ndikim tek të burgosurit në Kosovë. Ajo shkroi se ‘Serbia ka organizuar arratisjen e disa të burgosurve për ta dëmtuar rendin publik të Kosovës’.

Mirëpo, pas kësaj deklarate, ministrja Haxhiu u desh të drejtohet tek Prokuroria e Shtetit për të dhënë deklaratë, nëse ka informacione mbi këtë ҫështje.

Kjo deklaratë e Ministres së Drejtësisë madje u komentua si e papërgjegjshme. Analistja e ҫështjeve politike, Magbule Shkodra thotë se nuk beson që Serbia ka ndikim në institucionet e Kosovës, ndërsa deklaratën e ministres e quan si të papërgjegjshme.

Image

Magbule Shkodra

“Sa i përket deklaratës së Ministres Haxhiu, mendoj se një dekalratë e tillë nga ana e saj, tregon plotësisht sa e papërgjegjshme është në fakt. Unë nuk besoj në asnjë mënyrë që Serbia ka ndikim të tillë në institucionet e Kosovës, dhe për këtë e keni parë që Prokuoria është duke e marrë në pyetje, ka intervistuar ministren Haxhiu, për deklarata të papërgjegjshme”, thotë ajo.

Ajo thekson më tutje se tani duhet të kenë kujdes shumë të madh qeveritarët dhe gjithë personat publikë në përgjithësi lidhur me deklaratat e tyre që i japin publikisht.

‘Dhe për këtë e përgëzoj prokurorinë që është në aksion dhe po ndërmerr masa dhe është duke hetuar deklaratat e tilla dhe me këtë po ipet edhe një porosi për të gjithë përsonat që bëjnë deklarata pa fakte, të pabazuara dhe do të përgjigjen dhe do të shkojnë drejtë institucioneve të drejtësisë”, vlerëson ajo.

Ajo thotë për ‘Bota sot’ se më shumë nga ato deklaratat e kaluara nga kritikat që japin ndaj sistemit të drejtësisë, duke u bërë komente të ndryshme, mendoj që është plotësisht e papranueshme, qeveria duhet të kryejë punët e veta, drejtësia është shtyllë e pavarur dhe e tillë duhet të mbetet.

“Ata i kanë organet përkatëse përbrenda vetes, nëse ka vende për ankesa dhe për të korigjuar diqka dhe qeveria duhet të mbajë duartë larg larg nga drejtësia. Ta lejoj drejtësinë që të kryejë punët e veta”, vlerëson ajo.

comment

Read Entire Article