Pronari i barit dënohet për vrasjen e ish-të dashurës edhe pse trupi nuk u gjet kurrë

10 months ago 26

Burri akuzohet për vrasjen e ish-partneres të cilën bënte përgjegjëse për marrjen e fëmijës së tyre nën kujdesin e autoriteteve, edhe pse trupi i gruas nuk është gjetur kurrë.

Claire Holland nuk është parë prej 10 vjetësh që kur doli nga bari në qendër të Bristol në perëndim të Anglisë, por sot ish-partneri i saj Darren Osment u shpall fajtor për vrasjen.

Claire Holland u zhduk në qershor 2012 dhe megjithë hetimet e gjera të policisë trupi i nënës së katër fëmijëve nuk është gjetur.

41 vjeçari Darren Osment, u shpall fajtor për vrasjen e saj nga gjykata e Bristol.

Prokurori  Andrew Langdon tha në sallë: “Kur të dëgjoni provat do të bindeni se i akuzuari Darren Osment është autor i vrasjes. Ai e di si ka vdekur viktima dhe e di si është zhdukur trupi i saj. Në 11 vjet që kanë kaluar nga ngjarja ai ka mbajtur barrën e asaj që ka bërë, dhe disa herë është përpjekur të çlirohet prej saj duke folur”.

Në gjykatë u tha se i akuzuari dhe zonjusha Holland, 32 vjeçe, ishin njohur në 2008 kur punonin bashkë në një bar dhe nisën lidhjen e tyre. Prokurori tha se zonjusha Holland konsumonte alkool, madje dhe gjatë shtatzanisë, çka u kthye në një pikë tensioni mes çiftit. Kur fëmija e tyre ishte vetëm disa javësh, policia erdhi në shtëpi pas raportimeve për dhunë shtëpiake të nxitur nga alkooli.

Pak pas kësaj autoritetet morën nen kujdes fëmijën e çiftit.

Një punonjës social deklaroi në polici pas ngjarjes: “Darren fajësonte Claire për humbjen e fëmijës prej faktit se ajo kishte thirrur policinë”.

Gjithashtu Osment nuk dëshironte që fëmija të qëndronte me familjarët e Holland.

Por disa javë para zhdukjes autoritetet lejuan fëmijën të jetonte me tezen e Holland në Bristol. Nuk ka pasur kontakte të njohura mes Holland dhe të akuzuarit në javën para zhdukjes. Ata vetëm kishin folur në telefon dhe natën që u zhduk, Holland i tha miqve në bar se do të shkonte të takonte Osment pasi mbaroi punën në barin në Clifton.

Prokurori tha se Osment, edhe ai konsumator alkooli, kishte pranuar me disa persona se e kishte vrarë gruan ose kishte paguar të tjerë për ta bërë.

Një miku ai supozohet se i kishte thënë: “E vrava … e kam vrarë ish-të dashurën. E hodha në lum nga moli i Avonmouth. E mbyta.”

Kur ishte pyetur përse, Osment ishte përgjigjur: “Nuk ka asnjë k**vë që të më ndalojë të takoj fëmijën tim”.

Pas refuzimit të fajit nga i akuzuari, prokurori tha se nëse Osment, ishte i pafajshëm, ai duhet të mendonte për të mirën e nënës së fëmijës së tij.

“Ose nëse është fajtor ai ka vrarë Claire Holland pas një debati atë natë”.

Në gjyq u tha se kur Osment u bë i dyshuar, policia caktoi një agjent për të infiltruar për t’u miqësuar me të.

Ky i fundit rrjedhimisht kishte regjistruar Osment duke i thënë: “Po, prej asaj që ka bërë ajo nuk do ta shohë më ditën”.

Në gjyq u luajtën shumë regjistrime të fshehta të Osment ku ai diskutonte për provat që mund të kishte policia kundër tij, deri para se të arrestohej në mars 2022 për vrasjen e zonjushës Holland. Prokurori tha se i akuzuari fliste se policia nuk kishte prova për atë që kërkonin, pra për trupin e viktimës.

Pas shpalljes së verdiktit të fajit dënimi pritet të jepet këtë muaj.

Top Channel

Read Entire Article