Propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore: Lista të hapura, veting për politikanët dhe vota e diasporës

11 months ago 17
Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzm Basha ka shpalosur sot disa propozime që sipas tij duhet të përfshihen në Reformën Zgjedhore.

Basha e vuri theksin te domosdoshmëria e listave të hapura, duke thënë se është e rëndësishme që votuesit të zgjedhin atë kandidat që dëshirojnë, pa qenë nevoja “e një sekseri në mes”. Basha tha se vetingu i politikanëve është i nevojshëm për t’i dhënë ndikimit që korrupsioni dhe krimi organizuar kanë në zgjedhje. Vota e disaporës dhe zgjedhja e presidentit nga populli, ishin dy propozime të tjera të Bashës që duhet të përfshihen në reformën zgjedhore, si dhe heqja e mburojës së imunitetit ndaj politikanëve.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Për PD-në kjo nuk është thjesht dhe vetëm një mundësi për të trajtuar problemet e bëra mullar nga zgjedhjet e kontestuara dhe të shënuara si problematike, por është dhe një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.

Kjo është një punë e jashtëzakonshme e cila kërkon mbi të gjitha vullnet politik. Por sot ne do qëndrojmë në një nga stacionet e domosdoshme për çlirimin e demokracisë, politikës dhe ekonomisë shqiptarë që janë propozimet për reformën zgjedhore. Fillimisht dua të ndalem te disa nga çështjet kryesore të cilat nuk janë parashtrimi i parë, por koherenca dhe vendosmëria janë një nga aspektet kryesore që mund të garantojnë suksesin e kësaj ndërmarrjeje që kërkon vullnet të përbashkët politik.

Në emër të këtij vullneti të përbashkët politik ne shtrijmë sot dorën ndaj çdo faktori politik dhe shoqëror që të lënë mënjanë axhendat e ngushta, interesat personale dhe të bashkohen në një reformë zgjedhore që iu jep qytetarëve shqiptarë një demokraci të standardit europian.

Duke nisur me listat e hapura. Lidhjen e drejtpërdrejt të votuesit me të zgjedhurin, pa sekser në mes. Lista të hapura për ne do të thotë largimi i konceptit të herësit nga kodi zgjedhor. Qytetarët vendosin vetë se cilin nga kandidatët dëshirojnë të dërgojnë në parlament. Listat e hapura do të garantojnë kështu që shqiptarët të kenë një parlament të përbërë nga njerëz që janë produkt i drejtpërdrejt i votës së tyre, jo i renditjeve partiake, jo i renditjes personale, qofshin të kryetarit të partisë, apo faktorëve të tjerë.

Këtu vijmë te pika e dytë, vettingu i politikanëve. Faktorët kryesorë malinj nuk janë Rusia e Putinit apo Irani, faktori kryesor malinj që rrezikon Shqipërinë është korrupsioni dhe krimi i organizuar, influenca e tyre shtrihet dukshëm në parlament, në këshillat bashkiakë, në institucionet e rëndësishme të vendit ka pasur dhe ka individë të cilët nuk justifikojnë pasuritë e tyre marramendëse. Ka individë që janë për turpin e Shqipërisë personazhe të transkripteve të INTERPOL-it dhe EUROPOL-it. Pastrimi i politikës mund të kryhet nga vettingu i politikanëve. Listat e hapura marrin kuptim nëse i japim fund pabarazisë së votës.

Read Entire Article