Propozimet për ligjin e ri/ Felaj: Ndarje e qartë në punën, sjelljen dhe qëndrimin e Komisioneve Hetimore

10 months ago 17
13:42 30/11/2023

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherësh deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka paraqitur disa propozime për ndryshimin e ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentare. Gjatë fjalës së saj, Felaj ka deklaruar se hetimi parlamentar nuk mund të njësohet në hetim penal teksa ka shtuar se ajo që ata propozojnë është një ndarje e qartë në punën, sjelljen dhe qëndrimin e Komisioneve Hetimore.

Ermonela Felaj: Hetimi parlamentar nuk mund të njësohet në hetim penal, këtë lloj ekskluziviteti nuk mund ta marrë Kuvendi i Shqipërisë. Kjo ka qenë një ndër pikat e rëndësishme të debateve që kemi pasur në praktikën e punës me Komisionet Hetimore. Jemi kujdesur, jo që të afirmojmë që Kuvendi nuk mund të hetojë një çështje për të cilën po e heton Prokuroria sepse kjo është diçka që Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur sepse e lejon hetimin e një çështjeje edhe nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Kujdes, ajo që nuk ka ndodhur dhe që do të duhet të ndodhë sipas ndryshimeve që ne propozojmë në ligjin e ri është që të jetë një ndarje e qartë në punën, sjelljen dhe në qëndrimin e komisioneve hetimore që ky të mos shndërrohet në organin që nuk është.

Gjatë fjalës së saj, Felaj ka shprehur besimin se shumë shpejt komisionet hetimore do të japin vlerën për të cilën janë paramenduar.

Ermonela Felaj: Kuvendi nuk mund të pretendojë që para tij të shfaqet dikush si person nën hetim apo si person i akuzuar. Në këtë moment, Kuvendi e ka tejakluar aftësinë e vet për të ngritur Komsione Hetimore. Kemi qenë të qartë përsa i përket vendimeve tona në lidhje me këtë çështje. Ky ligj nuk mund të dalë mbi Kodin e Procedurës Penale. Komisionet Hetimore shumë shpejt do ta japin vlerën për të cilën janë paramenduar./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article