Propozimet për ndryshimin e ligjit të Komisioneve Hetimore, Boçi: Sjellje jo korrekte politike

10 months ago 17
14:01 30/11/2023

Propozimet që nënkryetarja e Kuvendit dhe njëherësh deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka paraqitur për ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore Parlamentare, ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i ka konsideruar “jo korrekte politike”.

Në një lidhje direkte për Klan News, ish-deputeti Boçi është shprehur se sipas tij, mazhoranca kërkon që të sanksionojë me këtë ligj “zgjidhjen e problemeve apo korrupsionin e saj”.

Besard Jacaj: Prej disa minutash e ndoqëm atë që po deklaronte Felaj në lidhje me kërkesën që deputetët e opozitës kanë për Komisionet Hetimore. Cili është reagimi i parë?

Luçiano Boçi: Reagimi i parë është një mënyrë sjellje jo korrekte politike sepse shpesh e kemi parë se sa herë lind një problem, mazhoranca kërkon të sanksionojë me ligjin zgjidhjen e problemeve të saj apo zgjidhjen e korrupsionit të saj, siç është edhe në rastin konkret, sjellja e Parlamentit. E dëgjova Felajn, luajtje me termat dhe teknikën legjislative. Ligji aktual, i cili në fakt është dashur të ndryshohet, por ndryshimi në një aspekt tjetër, është në përputhje me rregulloren e Kuvendit dhe me Kushtetutën dhe ky ligj i njeh të drejtën opozitës që të ngrejë Komisione Hetimore me kërkesën e ¼ të deputetëve të të gjithë Kuvendit për një çështje të caktuar dhe kjo e drejtë duhet thelluar. Kërkesat e Spahos dhe Tabakut, shkojnë në drejtimin për të thelluar rolin e opozitës brenda një Komisioni Hetimor sepse Felaj e fsheh të vërtetën, nuk thotë që Komsionet Hetimore përbëhen nga deputetët e mazhorancës dhe janë ato që marrin vendimet kryesore për çështjen që heton Parlamenti dhe këtë nuk e thotë. Spaho ka kërkuar që Komisionet Hetimore të kenë shumicën e anëtarëve të lëtyre komisioneve në mënyrë që puna e këtij komisioni të mos pengohet. Felaj mundohet ta turbollojë publikun./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article