Propozimi për martesë në Botëror

1 year ago 23
Reklamë
17:20 24/08/2023

Hana Burzalova përfundoi garën e saj 35 kilometra në ecje dhe gjeti atletin Dominik Cerny të ulur

Të shikosh atletë të cilët rrëzohen në tokë pas garës nuk është e diçka pazakontë, por kur ulen në gjunjë, po.

Një propozim surprizë për martese u bë pranë vijës së finishit të finales së garës së ecjes 35 km.

Pasi sllovaku Dominik Cerni kishte përfunduar garën e tij në botërorin e Atletikës, ai priti derisa atletja tjetër sllovake Hana Burzalova të kalonte finishin në garën për femra dhe e befasoi atë.

Cerni vendosi një unazë në gishtin e Burzalovës dhe çifti i lumtur më pas u panë duke u përqafuar dhe puthur.

Sa i përket garës, Burzalova e mbylli në vend të 28, ndërsa Cerni doli i 19-ti duke realizuar kohën më të mirë personale.

Por pavarësisht se nuk hipën në podium në këtë botëror në Budapest, të dy nuk do ta harrojnë këtë garë, me përfundimin e saj unik dhe emocionues.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article