Deputeti Tomor Alizoti në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës24 duke folur për protestën e 7 tetorit tha se nuk është pjesë e organizimit, por theksoi se shqiptarët mund të sillen pak si berlinezë apo parisienë.
Ai tha se protesta është shfryrja e një zemërimi që ka një shoqëri. “Nuk jam pjesë e atyre që janë marrë me detajet e organizimit të protestës, por di të them se nga qytetarët që takoj, ato duan reagim të fortë”, tha Alizoti.
Deputeti demokrat tha se opozita duhet të jetë radikale, të mbrojë interesat e grupit të saj, por edhe të atyre qytetarëve që e kanë votuar dhe e mbështesin.
Alizoti u shpreh se e keqja ndalet me forcë dhe hyj te ata që thonë se Bota është një vend i rrezikshëm që respektohet i fuqishmi.
“Ne duhet të rikthejmë historinë e Shqipërisë. Kjo parti që është sot në pushtet një gjë që e ka bërë mirë është që të burgosë shqiptarët. Ka një kombinim të mafies, të autokracisë, ku është rreziku më i madh i shqiptarëve”, tha Alizoti.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb