Agron Duka, kryetar i PAA-së, tha se do të jetë pjesë e protestës së 7 tetorit, por shtoi se nuk është në dijeni të skenarëve për protestat.
Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës24, Duka se mosbindja civile është mospajtimi i masave me ligjet e shtetit.
“Mosbindja civile është mospagimi i taksave, bllokimi i rrugëve, aeroporteve etj. Por çështja është: a ka njerëz të gatshëm të bëjnë këtë punë? Mosbindje civile nuk është ajo që po ndodh në sallën e Kuvendit, apo djegia e disa karrigeve”, tha Duka.
Ai tha se gjithçka do të varet nga protesta e 7 tetorit, duhet parë mbështetja popullore, sa njerëz do të jenë në protestë, dhe si mund të precipitojë ato.
Duke përdorur batutën, Duka tha se kemi 12 vjet që rrimë në këmbë, duke iu referuar kështu protestave që janë organizuar nga opozita përgjatë 3 mandateve të Edi Ramës.
Por kreu i PAA-së tha se këtë rradhë mund të ketë një reagim të fortë, edhe pse shprehu dyshime lidhur me atë që sa opozita mund të arrijë të thithë masat.
Duka tha se nga sondazhet e fundit mazhoranca është në rënie, por duhet që këto vota të thithen nga opozita.
“Ne duhet të dalim me figura të reja për qeverisjen, duhet të kemi njerëz të rinj, duhet ti promovojmë”, tha Duka.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb