Protesta e 7 tetorit, Meta: Qytetarët do shpërthejnë trimërisht

1 month ago 23

Ilir Meta, President i Partisë së Lirisë, i ka drejtuar një apel qytetarëve që të dalin dhe protestojnë në 7 tetor, ndërsa shprehu bindjen se trimërisht ata do të shpërthejnë në protestën e thirrur në Tiranë.

Meta tha se në 7 tetor do të protestohet edhe për pensionistët, sikundër do të protestohet nga çdo shqiptar që ndjen peshën e rëndë të kostove tepër të larta të jetesës, rritjes së çmimeve, mungesës së kujdesit shëndetësor etj.

Kreu i PL-së u pyet lidhur me emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, ndërsa u shpreh se ajo drejtohet nga Edi Rama, i cili është përgjegjësi kryesor për instalimin e regjimit policesk.

Lidhur me tensionet dhe përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë, Meta tha se qëllimi i Edi Ramës është që në Shqipëri të mos ketë opozitë reale. “Burgosja e Ervin Salianjit jo vetëm që nuk do të ndërpresë denoncimet e opozitës, por do të rrisë zemëratën e qytetarëve shqiptarë. Shqipëria është përfshirë prej kohësh nga flakët e një korrupsioni skizofrenik dhe krimit të organizuar ndërkombëtar”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article