Kreu i PD-së Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e opozitës. Berisha tha se shkeljet e të drejtave të njeriut, që i janë bërë Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë vetëm maja e ajsbergut sepse sot krimet ndaj shqiptarëve të thjeshtë, kapërcehen pa asnjë përgjegjësi dhe në heshtje harrohen.
“Ndërkohë qe ne nuk kërkuam asgjë më shumë, se respektimin e Kushtetutës. Dhe zgjedhje të lira. Na u përgjigjën me vjedhje te flamurit te partisë! Na u përgjigjën me arrestime politike! Na u përgjigjën me burgosje të kandidatëve fitues dhe deputetëve tanë!
Dhe sot opozita… mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash kombëtare… ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin. Vendimin për t’i dalë zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve.
Vendimin për t’iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lire
Vendimin që t’i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë.
Me të njëjtën vendosmëri që shqiptari ka treguar në histori ndaj çdo pushtuesi, që ka shkelur në territoret tona.
Por miqtë e mi. Shkeljet e të drejtave të njeriut, që i janë bërë Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë vetëm maja e ajsbergut.
Sepse nëse krimet ndaj opozitës shqiptare marrin vëmendje mediatike, sot krimet ndaj shqiptarëve të thjeshtë, kapërcehen pa asnjë përgjegjësi dhe në heshtje harrohen.”, tha Berisha
Sipas tij, këto krime mund të konsiderohen dhjetëra herë më të rënda se ato që u janë bërë opozitës.
“Për këtë arsye, me këtë mesazh, unë ju drejtohem sot, ju, shumicës së heshtur të shqiptarëve. Nuk ju drejtohem si kryetari i Partisë Demokratike. As si lideri i opozitës.
Unë sot dua t’iu flas juve, si shqiptari shqiptarit. Njeriu-njeriut. Thirrja ime sot, është një thirrje për bashkim!
Thirrja ime sot, shkon për të gjithë të gjithë rinjtë, te rejat gjimnazistet, studentet. Mendoni për një moment se sa, vëllezër, motra, kushërinj shoqe shoke tuaj janë larguar këto vite nga Shqipëria, mendoni për një moment se ju largoi për ne dhera te tjera, por me vete merrni jo vetëm te ardhmen tuaj dhe familjeve tuaja por edhe atë te vendit dhe kombit tuaj. Asnjë nuk ikën nga ju se nuk e don familjen dhe vendin as dhe për aventure, por ju largoi sepse njeriu qe ka vjedhur gjer ne palce prindërit dhe vendin tuaj ka grabitur votën, bllokuar rrotacionin dhe se bashku me te ka vrare shpresën tuaj për një Shqipëri tjetër ku ju mund te ndërtoni ëndrrën e jetës tuaj.
Te dashur nxënës nxënëse, studente dhe student mendoni për një moment metamorfozën qe shkolla juaj pësoj këto 11 vite, ne arsimin parauniversitar ajo sipas testit te cilësisë Pisa për shkak te korrupsionit vjedhjeve pësoj rënien me te madhe me te dhimbshme me te turpshme ne bote, rënien me 68 pike Kurse ne arsimin universitar Edi Rama mbylli me dhjetëra programe dhe universitet publike për t’i zëvendësuar me fabrika te mijëra e mijëra diplomave false. Ai nëpërmjet rritjes se mesatares se pranimeve mbylli dyert e universiteteve për shumicën e te rinjve qe merrnin maturën. Ndërsa atyre qe nuk i lejoj te ndjekin universitet ju tha ikni se do ju zëvendësoj me bangladeshas dhe senegalez ndaj dhe ju bej thirrje ‘O sot o kurrë, merrni në dorë fatin tuaj, fatin e votës se lire fatin e Shqipërisë! O sot o kurrë, Është radha jonë’”, tha ai.
Berisha vijoi “Thirrja ime sot, shkon për të gjithë prindërit. I ftoj të shohin në sy fëmijët e tyre. Nëse vogëlushëve tuaj, u keni kursyer qoftë një vakt ditor, sepse nuk keni patur mjaftueshëm para. Nëse ndiheni të shtrënguar, për tu siguruar fëmijës suaj, veshëmbathje, një vizitë te dentisti, një dhuratë për datëlindje. Atëherë mosbindja civile për ju, bëhet një detyrim. Pa qeveri teknike pa votën e lire pa zgjedhje te lira viti qe vjen me i vështire do te jete për ju. O sot o kurrë Është radha jonë”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb