Opozita ka thirrur një protestë pasditen e 7 tetorit, e cila sipas organizatorëve, pritet të jetë e ndryshme nga tubimet që janë zhvilluar deri më sot.
Ndonëse zyrtarisht mbahen sekret detajet e protestës, gazetari i Neës24, Osman Stafa, ka zbardhur disa detaje.
Në një nga fletëpalosjet që është shpërndarë te strukturat dhe anëtarët e opozitës thuhet “Mospajtimi me të keqen nis në orën 18 :00 te Kryeministria”.
Gazetari Stafa bëri të ditur se protestuesit pasi të mblidhen përgjatë bulevardit « Dëshmorët e Kombit » do të shpërndahen më pas në rrugët e Tiranës, pikat kryesore, duke synuar në këtë mënyrë një bllokim të kryeqytetit.
Ende nuk dihet zyrtarisht se ku do të përqëndrohen grupet e protestuesve, por do të synohen kryesisht ato zona që do të shkaktojnë edhe më shumë probleme dhe paralizim të jetës në Tiranë.
Kjo do të jetë forma e mosbindjes civile, pra bllokimi i rrugëve, ndërkohë q ëende nuk dihet se sa orë do të zgjasë protesta dhe cili do të jetë reagimi i Policisë së Shtetit.
Kjo e fundit pritet të angazhojë disa mijëra efektivë, që përveç se do të marrin në mbrojtje institucionet, do të përpiqen të zhbllokojnë akset rrugore, nëse do të ketë bllokime nga protestuesit.
Dhe problemi më i madh mund të jetë ai nga grupet lëvizëse, që do të përbëhen kryesisht nga të rinjtë, që do të qarkullojnë nëpër Tiranë, një skenar ky i provuar pak vite më parë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb