Protesta e fundit në veri dhe plani i politikanëve serbë, eksperti ‘trodit’ me prapaskenat – përmend shërbimet sekrete serbe!

1 month ago 7
Reklamë

Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, për pengim të zyrtarëve që po lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër.

Kjo shtyri serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut që të protestonin. Në mesin e protestuesve kishte edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

“Arsenijeviq u arrestua për pengim të një zyrtari gjatë kryerjes së detyrës dhe për mosdëgjimin e urdhrave të policisë.Ne kemi marrë informacionin në jug, prokurori është aty dhe thotë se do të marrë deklaratën e tyre, do të ndiqet procedura normale dhe ata do të lirohen deri në orën 18:00”, tha më herët zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, për gazetarët në Mitrovicë të Veriut.

Arrestimi i Arsenijeviqit dhe Vellkoviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Hapja e urës ka nxitur reagime të shumta, derisa është shndërruar në një nga temat kryesore.

Për këtë, po paralajmërohet edhe rrezik i përshkallëzimit të situatës në veri.

E në lidhje me zhvillimet e fundit, protestën në veri dhe arresimet e politikanëve serbë, ka folur eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Si fillim, ai u shpreh se situata në veri të vendit është shumë delikate, pasi vendimi i qeverisë Kurti për hapjen e urës nuk është pritur mirë nga shteti serb.

Po ashtu, ai përmendi edhe politikanët serbë që për qëllime elektrorale, tentuan të marrin vëmendje duke penguar prishjen e flamurit serb në urën që po e lyenin punonjësit e komunës.

“Gjendja në veri vazhdon të jetë delikate, deklarata e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës, nuk është pritur mirë nga Serbia, por edhe faktori ndërkombëtar e quajti veprim të njëanshëm. Dy politikanë serbë, në kuadrin e politikave nacionaliste, për qëllime të rritjes së tyre në elektorat, kanë penguar punonjësit e komunës që po lyenin urën dhe ndërhyrja e tyre ishte për të penguar prishjen e flamurit të Serbisë të stampuar”, nënvizoi eksperti.

Image

Fatjon Softa

Krahas kësaj, ai potencoi se këto janë politika të dirigjuara nga shërbimet sekrete serbe, të cilat dëshirojnë të ndezin tensione.

Po ashtu, tha se protestat nuk janë kurrë spontane, por të financuara.

“Këto politika të dirigjuara nga Beogradi dhe shërbimet sekrete serbe, duan të mbajnë të ndezur tensionet. Faktori ndërkombëtar nuk është unik dhe nuk duan të ketë tensione, mbajnë hera herës politika toleruese, nisur dhe nga mundësia e sulmeve të Iranit ndaj Izraelit dhe mundësia e një konflikti të gjerë në lindjen e mesme. Protestat nuk janë kurrë spontane, por të financuara dhe stimuluara. Gjendja duhet të monitorohet dhe mbahet nën kontroll”, përmbylli Fatojn Softa për “Bota sot”.

Read Entire Article