Protesta e opozitës/ Deputeti Salianji: Po vidhet në çdo cep të Shqipërisë, të përballemi me Edi Ramën

8 months ago 11
17:48 05/02/2024

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u ka bërë thirrje protestuesve të opozitës para Parlamentit që të përballen me Kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij, Salianji u shpreh se deputetët e opozitës u penguan të futen brenda Parlamentit me urdhër të Kryeministrit.

“Me shumë prej jush takohemi pas njëfarë kohe dhe gjithë kohën që ka mbetur duhet ta shfrytëzojmë duke iu përballur me Edi Ramën. Kjo protestë dhe çdo sakrificë e juaja në këto vite po bën që në këtë vend mijëra të tjerë që ndjekin nga banesat, të na bashkohen me zemrat e tyre të jenë sot bashkë me ju dhe bashkë me ne. E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në parlament sepse nuk kishte çfarë thoshte kur një prej njerëzve më të afërt të tij, Arben Ahmetaj, tha që kreu i bandës mafioze në këtë vend është Edi Rama. E dëgjuat se si numri 2 i qeverisë tha që ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim dhe shkatërrojmë Shqipërinë zihemi mne njëri-tjetrin. A ka gjithë kohës që ne dhe ju bashkë po themi që Edi Rama i ka nënshtruar të gjitha institucionet? E kishte dhe opozitën deri para pak kohësh, nuk ka për ta pasur më. A duhet që Edi Rama, të dorëhiqet? Rama ik, Rama ik. Ndërkohë që Edi Rama bllokon me gardë duke e kthyer parlamentin si kazermë, në çdo cep të Shqipërisë vidhet”, u shpreh deputeti Ervin Salianji.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article