Protesta e opozitës, Noka: Edi Rama urdhëroj bllokimin e Parlamentit duke e kthyer në kullë ngujimi të krimit e të bandave

8 months ago 17
18:35 05/02/2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës u shpreh se Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e Parlamentit duke e kthyer këtë të fundit në kullë ngujimi të krimit e të bandave.

“Nuk i bëri ballë dot as Enver Hoxha dhe nuk mund ti bëj ballë as Edi Rama dhe ndaj sot ai i tmerruar urdhëroj bllokimin urdhëroj që ai që duhet të ishte parlamenti i qytetarëve të kthehet në kullë ngujimi të krimit e të bandave. Urdhëroj që të mos lejohen deputetët e opozitës. Po ku ka Edi Ramë që mund të frenojë dhe mund të ndalojë vullnetin tuaj dhe mund t’ju bëj ballë të gjithë njerëzve të lirë dhe ndaj sot është një ditë e shënuar në aksionin tonë opozitar. Ne sot jemi të gjithë për t’i thën çdo shqiptari çohu sepse sot është dita, o sot o kurrë. Ne jemi këtu për t’i thënë çdo qytetari të lirë të kërij vendi edhe çdo socialisti, bashkohu se beteja jonë nuk është betejë vetëm për vetën tonë por është për Kushtetutën, është për pluralizmin ndaj bashkohu me ne, është për një drejtësi të pavarur dhe për një shtet normal dhe jo për një drejtësi që përdoret hanxhar në duart e Edi Ramës dhe regjimit për të burgosur opozitën.”

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Noka tha se qytetarët shqiptarë e morrin mesazhin që duhej nga numri dy i Partisë Socialiste.

“Sot ne jemi këtu për të thënë që nuk ka shqiptar që nuk e morri mesazhin që duhej. Mesazhi që dha numri dy i organizatës kriminale që quhet rilindje ishte ky. Numri dy i hapi petët e lakrorit të krimit e patë të gjithë se çfarë tregoi dhe çfarë tha se kjo ngrehinë këtu nuk ka lidhje me vullnetin e lirë të qytetarëve dhe kryeministria nuk është asgjë vetëm se skutë e mafies, skutë e krimit ku bëhen pazare për tju vjedhur, për tju varfëruar dhe për ta shpopulluar këtë vend.

Ajo që pretendohej që të jetë drejtësia e re është në dorë të Edi Ramës dhe të regjimit vetëm e vetëm për të sulmuar opozitën dhe kurrë jo për të luftuar krimin e korrupsioni si dhe krimin zgjedhor. Ajo organizatë që quhet Skap e para gjë që bëri ishte që morri dhe hodhi krimin e parë të dokumentuar elektoral që ishte dosja 339 dhe 184, duke i hedhur në kosh ato dy dosje që ishin krim i pastër. Skapi i dha një mesazh Edi Ramës që blerja e votës, vjedhja e votës, është e ligjshme ndaj ti ec  përpara se na ke ne. Ne sulmojmë opozitën i thanë. Shikoni capo bëhet me inceneratorët. Numri dy bëri me dije se inceneratorët kanë pronar por drejtësa e re e Edi Ramës nuk e shikon këtë.”

Noka ju bëri thirrje qytetarëve t’ju bashkohen në protesta pasi opozita është e vendosur të kthejë pluralizmin e munguar.

“Çohu të luftojmë se bashku t’i kthejmë çdo shqiptari tokën, atdheun, lirinë e shpresën. Ne duhet të vrasim frikën dhe kjo protëstë tregon që ju e vratë frikën sepse Sali Berisha është i burgosur politik. Ja ku jemi nuk ka pranga për të gjithë shqiptarët e demokratët. Ne do të jemi këtu dhe asgjë nuk na ndalon në rrugëtimin tonë derisa të kthejmë pluralizmin e munguar dhe Shqipërisë dinjitetin.”/tvklan.al 


Të ngjashme

Read Entire Article