Protesta e opozitës/ Shehu: Berisha s’është fizikisht me ne, do të shkojmë tek ai në “rrugën e shpresës”

8 months ago 10
18:08 05/02/2024

Deputeti demokrat, Tritan Shehu është shprehur se ata që thonë se PD-ja nuk është e bashkuar, ata nuk e duan këtë forcë politike.

Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, Shehu thotë se duan që t’i izolojnë ashtu siç kanë bërë sipas tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se do të shkojnë ta përshëndesin në atë që e quajnë “Rruga e Shpresës”.

Tritan Sheu: Të gjithë jemi bashkë. Kush thotë se PD-ja nuk është e bashkuar ata që nuk e duan Partinë Demokratike. Ju jeni Partia Demokratike, anëtarët, simpatizantët, votuesit, ju jeni PD-ja . Kështu të bashkuar do të luftojmë për demorkacinë në Shqipëri, për lirinë, për vlerat, për të drejtat e qytetarëve. Ata kërkojnë të na izolojnë siç kanë izoluar liderin tonë, kryetarin e PD-së, Sali Berishën dhe ne këtu jemi, Sali Berisha fizikisht nuk është me, por ne do të shkojmë tek ai ta përshëndesim atë tek “Rruga e Shpresës”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article