“Protesta e thirrur nga Berisha, jo sjellje e demokratëve”, Çollaku: Parlamenti prej dy muajsh është kthyer në një arenë cirku

10 months ago 31

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirlinda Çollaku ka folur për protestën që Sali Berisha ka njoftuar para gjykatës së Lartë në datë 27 dhjetor kur pritet të merret vendimi mbi vulën e Partisë Demokratike.

Ajo tha se nuk pret të ndodhë gjë tjetër veçse të legjitimohet vendimi i Gjykatës së Apelit që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit. Sipas saj, pasi të jepet vendimi atëherë palët nuk do kenë më alibi lidhur me mos-dëshirën e tyre për bashkëpunim.

“Më kujton protestat e Erion Veliajt para gjykatës. Nuk do doja të ishte mënyrë sjellje e demokratëve. Sa i takon vendimit të gjykatës, nuk pres të ndodhë asgjë e çuditshme pres të legjitimohet vendimi i apelit që prishi vendimin e agron zhukrit që ishte i paligjshëm.

Nga pikëpamja politike, uroj që palët të heqin alibinë që ka ekzistuar deri më sot se nuk dihet kujt i takon legjitimiteti i PD. Duhet të hiqet kjo alibi. Gjykata e Lartë të shprehet për këtë cështje, ky diskur të mos ekzistojë më mes nesh dhe të jetë vetëm pjesa e vullnetit se cili do të bashkëpunojë me të tjerët”- tha Çollaku në një lidhje skype për “Report Tv”.

Sa i takon mungesës së Partisë Demokratike në Kuvend, në 21 dhjetor kur u votua për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD u shpreh se mungesa lidhet me faktin që prej muajsh nuk zhvillohen seanca plenare normale në Parlament.

Read Entire Article