Protesta në Indi për ligjin e ri të qeverisë Modi që përjashton muslimanët (foto-video)

6 months ago 9
Reklamë

Qeveria e Indisë duket se vijon fushatën e saj të diskriminimit ndaj popullatës muslimane të vendit me një ligj të ri emigracioni, për të cilin opozita tha se kërkon të ‘polarizojë’opinionin disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Qeveria e kryeministrit Narendra Modi ka miratuar një ligj të kontestuar për qytetarinë që është kritikuar si diskriminues ndaj muslimanëve, që janë minorancë në vend.

Qeveria nacionaliste Hindu pretendon të jetë “pro-refugjatëve” sjell ligjin vetëm disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme ku Modi kërkon mandatin e tretë në zyrë.

Ligji i jep të drejtë të aplikojnë për qytetarinë indiane qytetarëve nga Pakistani, Bangladeshi, e Afganistan që kanë ardhur në Indi para 31 dhjetorit 2014 – por vetëm nëse ata i përkasin minoriteteve fetare të grupeve te atjeshme me shumicë muslimane.

Njoftimi ministrisë së brendshme të Indisë shkaktoi menjëherë protesta dje nga popullata muslimane në shtetin verior të Assam dhe në kryeqytetin Delhi teksa kritikët e quanin anti-Musliman.

VIDEO | Members of the All Assam Students’ Union (AASU) stage a protest in Guwahati against the Centre’s decision to implement the CAA. pic.twitter.com/wtAiyLp9Fh

— Press Trust of India (@PTI_News) March 11, 2024


India pa protesta masaive dhe në prezantimin fillestar të ligjit në 2019, ku disa njerëz humbën jetën dhe shumë u arrestuan.

Kritikët thonë se ligji shkel kushtetutën laike të Indisë dhe diskriminon ndaj rreth 200 milionë muslimanëve të vendit, që hetojnë kryesisht në vendet kufitare.

Top Channel

Read Entire Article