Protesta në Kosovën Lindore - Alarm dhe mesazh paqeje për Beogradin dhe BE-në!

1 month ago 9
Reklamë

Shqiptarët në Kosovën Lindore vazhdojnë të jenë të diskriminuar.

Ata madje protestuan të hënën për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre. Por, Qeveria serbe hodhi poshtë këto akuza.

Përfaqësuesi i shqiptarëve të Kosovës Lindore, Shaip Kamberi, e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo “nuk dëshiron integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”.

“Beogradi vazhdon me avazin e vjetër, t’i trajtojë shqiptarët si armiq, si popull të rendit të dytë, i cili nuk meriton pjesëmarrje institucionale. Ka vazhduar me diskriminim duke mos i njohur diplomat, dhe me mosintegrimin dhe me pasivizimin (e adresave)”, ka thënë Kamberi.

Lama: Protestat e shqiptarëve, përfshirë dhe këtë të fundit duhen përkrahur nga shteti shqiptar dhe ai i Kosovës

Image

Alma Lama

Ish-ambasadorja Alma Lama në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se protestat e shqiptarëve duhet të përkrahen nga Shqipëria dhe Kosovës, sepse ata po diskriminohen nga Serbia fashiste.

“Serbia vazhdon të diskriminojë shqiptarët e Luginës së Preshevës me metoda nga më të ndryshmet duke dëshmuar se vazhdon të mbetet një shtet fashist që synon zhdukjen e minoritetit shqiptar.

Fshirja e adresave është një nga problemet madhore që është spatrim etnik me metoda administrative.

Protestat e shqiptarëve, përfshirë dhe këtë të fundit duhen përkrahur nga shteti shqiptar dhe ai i Kosovës”, thekson ajo për “Bota sot”.

Hasani: Protesta e mbajtur në Bujanoc, ishte një mesazh ndaj Beogradit zyrtar dhe BE-së

Image

Refik Hasani

Profesori nga Presheva Refik Hasani, thotë se Serbia jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por tash e 23 vite kemi 48 minibaza në Zonën Tokësore të Sigurisë, që domethënë se kemi militarizim të lartë.

“Protesta e mbajtur dje, organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, ku është mbështetur nga gjithë subjektet politike në pozitë dhe në opozitë nga  Presheva, Medvegja, e Bujanoci, nga ish-ushtarë e  veteranë të ish-UÇPMB-së, nga Shoqëria Civile, deputeti i vetëm në Parlamentit e Serbisë Shaip Kamberi, etj, në qendrën e Bujanocit me moton: PËR IDENTITET DHE DINJITET

Në sheshin e Bujanocit, protestuesit në mënyrë paqësore, shprehën kërkesat e tyre, pasi vazhdon diskriminimi përmes spastrimit etnik-pasivizimit, diskriminimin në përdorimin e gjuhës shqipe, të simbolit kombëtar, në investime e përfaqësime. Serbia, jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve, janë 48 minibaza në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë”, shprehet ai.

Tutje, ai thotë se protesta ishte alarm dhe mesazh paqeje ndaj Beogradit, që të ndal diskriminimin por ishte edhe një mesazh për BE-në, që të rrisë prezencën më shumë atje dhe të monitorojë të drejtat individuale dhe kolektive.

“Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që në vitin 1992, është realizuar Referendumi, dhe ka patur të organizuar një kryengritja e armatosur dhe sakrifica për liri, barazi e çlirim duke mbrojtur  pragun, dinjitetin dhe identitetin kombëtar nga UÇPMB-ja.

Kjo protestë paqësore në mbështetje gjithë popullore e mbajtur në Bujanoc, prodhoj dhe dha një alarm, dhe një mesazh paqeje, ishte një mesazh ndaj Beogradit zyrtar, të ndal diskriminimin, por edhe BE-ja, të vizitojnë e rrisin prezencën dhe monitorimin duke garantuar të drejtat individuale dhe kolektive.

Ishte për të përgëzuar Këshillin Kombëtar Shqiptar, por edhe masivitetin, e veçmas harmonizimin dhe koordinimin e gjithë subjekteve politike që veprojnë në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc”, përfundon ai.

Read Entire Article