Qeverisë i kërkohet të shtojë përpjekjet për lirimin e tyre
Tel Avivi shpërthen në protestat pas vrasjes gabimisht nga ushtria izraelite në Gaza, të 3 pengjeve izraelitë të marrë nga Hamasi.
Me mijëra manifestues që mbushën sheshin kryesor të qytetit kërkuan që qeveria izraelite të bëjë më shumë për lirimin e pengjeve dhe kthimin e tyre në atdhe.
Jotam Haim, Samer Talalka and Alon Shamriz u vranë gabimisht gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në qytetin verior të Gazës.
Në një deklaratë të trupave të mbrojtjes së Izraelit u tha se viktimat u identifikuan gabimisht si militantë të Hamasit.
Kryeministri izraelit Benjamin Njetanjahu kërkoi falje publike, u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe tha se rasti do i nënshtrohet një hetimi të thellë.
Ndërkaq, sipas mediave amerikane për t’i dhënë Hamasit një goditje të fortë, ushtria izraelite po planifikon nisjen e përmbytjeve të sistemit nëntokësor të tuneleve të tyre.
Tv Klan
Të ngjashme