“Prova të reja që rëndojnë procesin ndaj Berishës?”, përgjigjet prokurori i SPAK

10 months ago 5
13:27 18/12/2023

Prokurori i SPAK Arben Kraja ka theksuar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se ashpërsimi i masës ndaj Sali Berishës ka ardhur si rezultat i mosparaqitjeve të tij në formë të përsëritur në gjykatë. Ai përjashtoi mundësinë  e përftimit të provave të reja gjatë hetimit ndaj ish-kryeministrit.


Arben Kraja: Kemi kërkuar leje për dy masa “arrest me burg” apo “arrest në shtëpi”, pastaj çfarë i paraqesim gjykatës është çështje e jona.

Genc Gjokutaj: Janë masa të veçanta. Kërkojnë lejen dhe thonë pastaj do zgjedhim. Ne e konsiderojmë të pavlefshme sepse çdo masë ka parametra, kushte dhe kritere të veçanta. Edhe një pyetje të fundit, zoti Prokuror keni ju të dhëna që zoti Berisha gjatë kësaj kohe është fshehur apo ka tentuar të dalë jashtë shtetit? Keni informacion me prova që Berisha ka tentuar të dalë jashtë shtetit ose të mos jetë prezent? Marr shkas nga një këqyrje që i keni bërë internetit…

Arben Kraja: Ne kemi kërkuar ashpërsim mase sepse është pasqyruar qartë se ai nuk është paraqitur në mënyrë të njëpasnjëshme. Nga seancat gjyqësore kemi konstatuar se kur policia gjyqësore ka shkuar të komunikojë masën kanë gjetur dyert e mbyllura dhe kanë dalë persona të tjerë dhe kanë thënë se ai nuk është këtu. Është përditë në media, nuk është fshehur, por zoti Berisha nuk zbaton vendimet e dy gjykatave.

Genc Gjokutaj: Gjatë hetimit të çështjes, keni ju ndonjë provë të re të përftuar nga hetimi që e rëndon procesin ndaj zotit Berisha?

Arben Kraja: Nuk kemi thënë që kemi prova të reja, por nuk po zbaton vendimet e Gjykatës, kaq e thjeshtë është!/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article