“Provokime të vazhdueshme”, deputeti ukrainas i del në mbështetje Kosovës – përmend planet e Serbisë dhe Rusisë për konflikte të reja!

2 months ago 14
Reklamë

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko njihet si një nga mbështetësit e shtetit tonë.

Ai tash e një kohë po angazhohet që Ukraina të njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ka mbështetur shtetin tonë në dialogun me Serbinë.

Krahas kësaj, ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” potencoi se ka vazhdueshëm provokime nga pala serbe, derisa nuk pret të ketë avancim në dialogun Kosovë-Serbi.

“Negociatat Kosovë-Serbi janë në një fazë kritike. Provokimet e vazhdueshme nga pala serbe po pengojnë progresin. Por shpresoj se me ndërmjetësimin e Perëndimit do të gjendet një zgjidhje dhe më në fund populli i Kosovës do të jetojë në paqe”, deklaroi deputeti ukrainas.

Gjithashtu, me këtë rast përmendi edhe ndikimin e Rusisë dhe interesin e saj për të shkaktuar konflikte të reja.

“Ndikimi i Rusisë në Serbi dhe interesat e saj më të gjera strategjike në Ballkan mund të çojnë vërtet në rritjen e tensionit ose konfliktit në rajon. Moska mund ta shohë paqëndrueshmërinë në Ballkan si një mënyrë për të shpërqendruar dhe ndarë vëmendjen dhe burimet perëndimore”, u shpreh Oleksiy Goncharenko për “Bota sot”.

Takimet e mbajtura së fundi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qoftë në nivelin e lartë apo në atë të kryenegociatorëve, kanë një emërues të përbashkët: përfundimin pa rezultate konkrete.

Palët, që dialogojnë prej vitit 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, vazhdimisht fajësojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve ekzistuese apo për dështim të dialogut, ndërkaq BE-ja ka theksuar se ka mungesë të vullnetit politik për zbatimin e marrëveshjeve.

Kosova dhe Serbia kanë edhe mendime të ndryshme për përfundimin e procesit të normalizimit të raporteve. Kosova kërkon njohje reciproke, ndërkaq Serbia do kompromis ku “asnjëra palë s’do të jetë fituese absolute apo humbëse absolute”.

Marrëveshja e fundit që palët arritën, më 2023, ishte ajo për rrugën drejt normalizimit të raporteve – e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit – të cilën Brukseli e konsideron arritje të madhe.

comment

Read Entire Article