PS gati amendamentet për Komisionet Hetimore

10 months ago 27
16:00 30/11/2023

Socialistët kanë dorëzuar në Kuvend amendimet për ligjin e Komisioneve Hetimore.

Hartuesja e këtij drafti, Ermonela Felaj në një dalje përpara gazetarëve sqaron ndryshimet që propozojnë socialistët e që sipas saj synojnë që të japin garanci të plota që këto komisione të mos përdoren politikisht duke marrë kompentenca që i ka gjyqësori dhe organi i akuzës.

Ndërkohë, Felaj siguron që janë vendosur garanci të qarta dhe për dëshmitarët. Nën modelin e ligjit gjerman, ajo thotë se amendimet do të pengojnë që dëshmitarët të trajtohen si të akuzuar.

Në rast se dëshmitarët janë të tille dhe në një proces hetimi ose janë nën akuzë përpara se të thirren nga komisioni, do të kërkohet leja e organeve të akuzës.

Për deputetë, anëtarë të Komisioneve Hetimore që abuzojnë me ligjin, do të ketë sanksione.

Drafti i socialistëve është i treti i depozituar në Kuvend që propozon ndryshime të ligjit për Komisionet Hetimore, 2 të tjerë janë depozituar nga Edmond Spaho dhe Jorida Tabaku.

Felaj kërkon nga kolegët e opozitës që të shqyrtojnë së bashku propozimet duke u shprehur e hapur dhe për të integruar kërkesat e opozitës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article