PS kërkon ndëshkimin e Flamur Nokës

9 months ago 7
15:19 22/12/2023

“Shkeli rregulloren në sallën e Kuvendit”

Socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetit demokrat Flamur Noka.

Ata kanë dorëzuar një kërkesë të firmosur nga 10 deputetë në Kuvend për marrjen e masave disiplinore për të, por pa propozuar një masë konkrete.

Sipas tyre deputeti Noka në seancën e të enjtes ka shkelur rregulloren duke ndezur mjete piroteknike si dhe duke u përplasur me punonjësit e Gardës.

Prej javës së shkuar kanë hyrë në fuqi masat e reja ndëshkuese që parashikojnë deri 60 ditë përjashtim për deputetët që shkelin rregulloren.

Tv Klan



Të ngjashme

Read Entire Article