PS mbledh grupin përpara seancës se sotme, Rama: Të mos devijojmë vëmendjen për shkak të opozitës

11 months ago 22
12:10 30/10/2023

Parlamenti do te mblidhet pasditen e sotme për te zhvilluar seancën e radhës, e cila është e dedikuar vetëm për problemet që deputetët kanë evidentuar gjatë javës së gjelbër në takimet në zonat e tyre.

Të pranishëm në sallë kanë lajmëruar se do të jenë edhe 23 deputetët e opozitës që u përjashtuan 10 ditë nga punimet pasi nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare.

Kreu i tyre Gazmend Bardhi u ka kërkuar te gjithë deputetëve demokratë të paraqiten sot në parlament për të marrë pjesë në seancë.

Për këtë çështje është diskutuar edhe në grupin parlamentar të Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm ku mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar që këto zhvillime të mos devijojnë vëmendjen e mazhorancës nga reformat. 

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article