PS “ndez motorët”, nisin përgatitjet për zgjedhjet brenda partisë. Si do të përcaktohen krerët e degëve

8 months ago 12
11:30 31/01/2024

Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë.


Siç raporton gazetarja e Klan News Klesiana Omeri, në fokus të diskutimeve  mes socialistëve kanë qenë zgjedhjet brenda partisë. Mësohet se kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi këtë të Mërkurë që të vlerësohet performanca e krerëve të degëve të PS-së, si kriter që përcakton rikandidimin e tyre.

“Po përgatitet për zgjedhjet brenda partisë, pritet që të ndryshohet si Kongresi i Partisë, anëtarët e Asamblesë së re e më pas Kryesia. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mbledhje ku është diskutuar pikërisht për këtë proces, por edhe ndryshimin e krerëve të degëve të forcës së majtë. Kreu i qeverisë ka dhënë porosi që të mos rikandidohen të gjithë ata të cilët kanë pasur një performancë jo të mirë gjatë këtyre viteve, kështu që i gjithë vlerësimi do të bëhet pikërisht në bazë të punës së tyre”, bën me dije Omeri.

Sa i takon Kongresit të PS-së dhe Asamblesë, pritet që të ketë mbledhje në muajin Mars./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article