PS – PD bien dakord për rezolutën për Kosovën

1 year ago 15
19:46 11/10/2023

“Hetim ndërkombëtar për aktin terrorist të Banjskës”

Politika shqiptare do të jetë sërish e unifikuar sa i përket çështjes së Kosovës. Pas disa orë negocaciatash në Konferencën e Kryetarëve, socialistët e demokratët ranë dakord për miratimin e një rezolute të përbashkët në seancën e së enjtes për ngjarjen e rëndë të 24 Shtatorit në Banjskë ku nga sulmi terrorist mbeti i vrasrë një polic i Kosovës dhe u plagosën tre të tjerë.

Dy draftet e opozitës dhe të mazhorancës kanë rënë, duke prodhuar një dokument konsensual. Në tekstin final theksohet se Kuvendi është thellësisht i shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit.

Parlamenti i Shqipërisë mbështet plotësisht rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 28 Shtator ku përgjegjës për këtë ngjarje bëhet Republika e Serbisë.

“Kuvendi kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës”.

Pika e tretë e rezolutës inkuranjon qeverinë e Kosovës që së bashku me faktorin ndërkombëtar t’i bashkohet procesit për arritjen finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj”.

Konferenca e kryetarëve ka qenë e tensionuar, sepse përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që në seancën e të enjtes të ishin prezente dhe deputetët e përjashtuar.

Mazhoranca rrëzoi dhe kërkesën e opozitën për një komision hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në funksione publike.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article