PS propozon ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore, Felaj: Ka mangësi të dukshme

10 months ago 23
13:28 30/11/2023

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felja ka prezantuar ditën e sotme nismën ligjore të socialistëve për Komisionet Hetimore.

Felaj gjatë fjalës së saj u shpreh se si maxhoranca edhe opozita ishin dakord për rishikimin e këtij ligji.

Ermonela Felaj: Në përfundimin e punës për Komisionet Hetimore që lidheshin me çështjen e inceneratorëve nga të dy përfaqësuesit qoftë të maxhorancës apo të opozitës gjatë kohës që u sollën për shqyrtim raportet, në përfundim secili ka kërkuar që të rishikohet ligji për Komisionet Hetimore. Kjo ka qenë ajo baza e dakordësisë pavarësisht se argumentet dhe motivet nuk janë të njejta.  

Në fjalën e saj Felaj ka përmendur se ligji aktual për Komisionet Hetimore është një ligj i para 21 viteve dhe është marrë shembull nga ligji gjerman ku shprehet se ka pasur mangësi të dukshme

Ermonela Felaj: Jemi kujdesur që të analizojmë të gjitha praktikat ligjore dhe jo vetëm sa i takon Komisioneve Ketimore në vendet e BE. Është një ligj i para 21 viteve ku kur u hartua dhe u miratua është marrë si shembull ligji gjerman. Ligji gjerman nuk është marrë i plotë, por në atë pjesë që është thelbësore për funksionimin e komisioneve hetimore që të mund të ngrihen dhe të shërbejnë si mekanizma efikas kontrolli dhe mbikqyrje për çdo parlament apo pakicë parlamentare që i është njohur kjo e drejtë, në besoj që edhe më vonë do keni raste ti konstatoni vetë ka pasur mangësi të dukshme./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article