PS “rrëzon” komisionet hetimore të PD-së

11 months ago 22
Reklamë
17:36 29/09/2023

Bardhi: Antikushtetuese, minim i opozitës

Mosdhënien e konsensusit nga ana e socialistëve për ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita për koncensionet në shëndetësi dhe trajtimin e të dhënave personale, Gazment Bardhi e cilësoi shkelje të Kushtetutës. Sipas tij pretendimet e ngritura nga shumica në Konferencën e Kryetarëve ishin justifikime që minojnë opozitarizmin në vend.

“Është antikushtetuese, sepse Kuvendi e ka detyrim. Kjo vendimmarrje është e papranueshme, cenon të drejtat e opozitës. Justifikim për të fshehur një vullnet politik të mazhorancës, janë fyerje për çdo mendje normale njerëzore.”

Në mbledhjen e Konferencës së Krerëve të Grupeve, socialistët e cilësuan shumë të gjerë objektin e hetimit për 4 kontratat koncensionare dhe se sipas tyre kjo çështje është hetuar më herët nga drejtësia. Për këto dy kërkesa të demokratëve pritet që vendimmarrja të merret në seancë plenare.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article