PS shtyn kongresin e 4 Nëntorit/ Rama: Të fokusohemi te buxheti 2024

10 months ago 24
Reklamë
15:38 30/10/2023

Socialistët kanë vendosur ta shtyjnë kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahej të shtunën e 4 Nëntorit për në muajin Dhjetor.

Kryeministri që ka drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar, këtë të hene ju ka kërkuar deputetëve që të gjithë fokusin e këtij muaj te vendosin vetëm tek projektbuxheti i 2024, por dhe ndryshimet që ju bënë buxhetit të këtij viti.

Ndërkohë, lidhur me situatën bllokuese që opozita paralajmëron se do të vijojë dhe në seancat e kësaj jave, Rama mësohet t’ju ketë thënë deputetëve se do të marrin qëndrime të unifikuara në bazë të reagimit që do të kenë demokratët.

Kryeministri ju ka deklaruar të zgjedhurve socialistë se duhet të vazhdojnë punën duke u bazuar në ligj dhe rregullore edhe pse opozita vijon në pseudodetyrën e saj, siç është shprehur ai.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article