Pse Camarda nuk mund të luajë për Milanin kundër Borussia Dortmundit?

10 months ago 17

Olivier Giroud do të kthehet për përballjen e Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmund, por Francesco Camarda nuk mund të luajë për Milanin për shkak të një ndalimi.

Kuqezinjtë nuk kishin lojtarë në sulm në fitoren e mbrëmshme 1-0 në Serie A ndaj Fiorentinës, ku Luka Jovic ishte i vetmi qendërsulmues i tyre.

Kjo bëri që Camarda të zbresë nga bankina për të bërë histori si debutuesi më i ri në Serie A, 15 vjeç, tetë muaj dhe 15 ditë.

Megjithatë, Camarda nuk do të jetë në bankinë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmund, sepse ai u përjashtua me karton të kuq në Ligën Kampionëve për rinj të UEFA-s dhe duhet të dënohet.

Kjo mbulon të gjitha garat e UEFA-s, përfshirë Ligën e Kampionëve për ‘të rritur’.

Nga ana tjetër, Giroud vazhdon pezullimin e tij me dy ndeshje në Serie A, por ai mund të luajë në Ligën e Kampionëve të martën.

Rafael Leao dhe Noah Okafor janë të lënduar dhe ndoshta nuk do të jenë pjesë e skuadrës. /Telegrafi/

Read Entire Article