Pse LDK ftoi Edi Ramën në Konferencën ‘Rugova dhe Perëndimi”/ Flet deputeti Anton Quni

2 months ago 8
Reklamë

Politika

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2024 Në ora: 19:56

Edi Rama

Për nder të 25 vjetorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, i pari i saj Lumir Abdixhiku kishte organizuar, Konferencën ‘Rugova dhe Perëndimi”.

Në këtë organizim ishte i ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

LDK-ja për këtë veprim ishte kritikuar ashpër me pretendimin se Rama ishte kundër Rugovës, asaj kohe.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Anton Qunin, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur rreth ftesës së kryeministrit të Shqipërisë, në Konferencën ‘Rugova dhe Perëndimi”.

Ai ka thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë duhet të jenë të veçanta

Ne si parti konsiderojmë se marrëdhëniet me Shqipërinë duhet të jenë të veçanta. Prandaj, Edi Rama ishte i ftuar si kryeministër i Shqipërisë. Ndërsa, përmbajtja e atij organizimi besoj se i ndihmon Republikës sonë.

Edhe aty, si çdokund, nga të gjithë u vlerësua roli prijatar dhe vendimtar i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, në rrugëtimin për liri, pavarësi e demokraci. U vlerësua se Presidenti Rugova është meritori për orientimin origjinal të Kosovës drejt familjes së saj natyrale – Perëndimit”, thotë ai.

comment

Read Entire Article