Pse po e ‘fsheh’ Serbia kufomën e Faton Hajrizit? Eksperti zbardh prapaskenat e rastit: Ndoshta nuk është ekzekutuar!

1 month ago 10
Reklamë

Autoritetet serbe ende nuk e kanë bërë të ditur kohën dhe mënyrën se si do të mund të sillet në Kosovë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, i cili u vra nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Avokati Arianit Koci, është autorizuar nga familja Hajrizi për t’u angazhuar në procedurat e tërheqjes së trupit nga Serbia.

Koci qëndroi disa ditë në Beograd, ku dha detaje të hollësishme mbi ngjarjen, ku edhe komunikoi me policinë serbe dhe personat përgjegjës për rastin.

Ndër të tjera, avokatit dhe nënës së të ndjerit, nuk iu lejua që ta shohin trupin e pajetë të Fatonit, pasi arsyetimi për këtë gjë ishte, se kufoma nuk është në gjendje të mirë.

“Pas gati një ore më thirri personi përgjegjës i cili kontaktoi nga policia dhe më thanë që fatkeqësisht nuk munden me leju me e pa nëna trupin e Fatonit për shkak se është i mbyllur hermetikisht.. edhe tha që trupin mund ta hapni kur te kthehet në Kosova. Unë pyeta për arsyen pse nuk mundet me u hap trupi. Ai tha se sa ka informacion, kufoma nuk është në gjendje të mirë”, tha Koci.

E këto detaje dhe informata, kanë ngritur dyshime të reja mbi rastin e Faton Hajrizit.

Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Image

Fatjon Softa.

Fillimisht, potencoi se Serbia me kërkesa e saj në lidhje me rastin e Hajrizit, po tenton të fitojë kohë.

“Serbia, kërkon për identifikim të Faton Hajrizit, lëngje biologjike, si pështyma nga nëna e tij, me preteksin që gjurmët e gjshtave nuk janë plotësisht të sakta.

Po pse?

Pse kërkojnë të fitojnë kohë dhe pse fshehin kufomën?

Gjurmët e gishtave janë unike, ato merren nga kreshtat që në kontakt me metalin, xhamin, lënë gjurmë të dukshme por dhe të padukshme. Ka raste që personat me probleme me drejtësinë, i dëmtojnë ato me djegie, por janë indurnat apo forma të ngjashme që mbeten”.

Krahas kësaj, eksperti dha disa arsye pse mendon se shteti serb nuk po lejon që të shikohet kufoma e të ndjerit, derisa tha se mund të jetë edhe shkaku i ushtrimit të dhunës dhe më pas ekzekutimi.

“Mendoj janë disa faktorë:

Vonesa mund të jetë, shkaku i ushtrimit të dhunës dhe më pas ekzekutimi,

Mundet që gjurmët janë të vështira nëse janë demtuar kreshtat që lënë gjurmë (janë si vijat e zebrave),

Mund ta përdor si presion dhe kërkon ta ngrej në nivel terrorizmi, si kundërpeshë e aktit në Banjskë”, nënvizoi eksperti.

Ai nuk e hodhi poshtë mundësinë, që Hajrizi mund edhe të mos jetë ekzekutuar.

“Ndoshta nuk është ekzekutuar dhe është çështje kohe, nëse nëna e tij do pranojë të japë për ekspertizë gjurmët biologjike për të përcaktuar ADN për identifikim të kufomës

Fakti që gjurmët i janë kërkuar shtetit nëpërmjet EULEX-it, është pranuar dhe identifikuar nga Policia e Kosoves për identitetin. Por, kjo nuk ka mjaftuar dhe kjo ka një enigmë brenda saj, me qëllime që nuk janë të qarta” përfundoi Fatjon Softa për “Bota sot”.

Read Entire Article