Pse Vetëvendosje nuk e do 26 janarin për zgjedhje të reja? Analistja ‘zbulon’ planet e kësaj partie

1 month ago 8
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak ditë më parë ka thirrur në një takim partitë politike për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve të reja.

Në këtë takim, kanë marr pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i PDK-së Memli Krasniqi dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërkaq është refuzuar përfaqësuesi i Vetëvendosjes, nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca, për shkakun se ftesa ishte në nivel të kryetarëve të partive politike.

“Nuk e kam parë që dikush e quajti bojkot mospjesëmarrjen e Konjufcës në takim. Sic e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel të kryetarëve partive. Konjufca e ka shprehur gatishmërinë e plotë që të vijë mirëpo meqeënse të gjitha partitë kanë qenë të informuara, këtë parim ekemi mbajtur për të gjithë, ai me mirëkuptim e ka zbatuar”, ka deklaruar Osmani në konferencën për media, pas takimit.

Pas takimit me partitë politike presidentja Vjosa Osmani ka përmendur katër data që mund të mbahen zgjedhjet e rregullta. 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurt i vitit 2025 janë datat që mund të mbahen zgjedhjet e rregullta.

“Janë katër data të mundshme për zgjedhje; 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti. Prandaj edhe diskutimi ynë ishte në kontest të këtyre datave. Nuk kishte ndonjë insistim të tjetër, kishte preferenca për këto data…”, ka thënë Osmani.

Shkodra: Kryeministri në njëfarë mënyre, deshi të injorojë presidenten, sepse takimet e kësaj natyre parapërgatiten dhe datat konsultohen me kabinetet përkatëse

Këtë takim të Presidentes Osmani me përfaqësuesit e partive politike e kanë komentuar njohësit e ҫështjeve politike. Kështu analistja Magbule Shkodra, thotë se Presidentja konform përgjegjësive të saj kushtetuese po e kryn detyrën e vet dhe më këtë rast kjo ishte arsyeja që u bëri ftesë partive politike që të shkojnë në konsultime, për tu dakorduar lidhur me datën e zgjedhjeve të rregullta. Do të thotë afati për fillimin e këtyre konsultimeve ka qenë 26 korriku dhe konform kësaj edhe presidentja i është përmbajtur këtij afati kohor.

“Partitë opozitare të cilat ishin të pranishme, kemi parë që ishin në favor të datës 26 janar. Në fakt Presidentja ka propozuar 26 janarin, 2 shkurtin, 9 shkurtin, ka propozuar data të cilat janë ditën e diele në muajin shkurt. Dhe besoj që opozita për të treguar se janë më të vërtetë të interesuar në zgjedhje, të gjithë janë të përcaktuar për datën e parë të mundshme që është 26 janari”, vlerëson ajo.

Image

Magbule Shkodra

Ajo komentoi edhe mospjesëmarrjen e Vetëvendosjes në këtë takim, duke thënë se Kryeministri Albin Kurti injoroi presidenten Osmani.

“Siҫ edhe u pa Lëvizja Vetëvendosje, nuk ishte e pranishme në takim, fatkeqësisht, me këtë kryeministri në njëfarë mënyre, deshi të injorojë presidenten, sepse takimet e kësaj natyre parapërgatiten dhe datat konsultohen me kabinetet përkatëse në mënyrë që të mos ketë ndonjë angazhim tjetër, por me aq sa po kupohet është që kryeministri nuk ka dashur të marr pjesë vetë aty, ka delaguar dikë, por presidentja formatin e takimit e ka përcaktuar si format të liderëve të partive politike dhe prandaj nuk e ka pranuar përfaqësuesin, gjegjësisht nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca”, thekson Shkodra për ‘Bota sot’.

E pyetur se përrse 26 janari është i papërshtatshëm për Lëvizjen Vetëvendosje, a po e shtynë ky subjekt me qëndrimet e tij vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe me ҫfarë arsye, analistja thotë se ‘sa i përket datës së 26 janarit, që siҫ duket nuk është datë e përshtatshme për Lëvizjen Vetëvendosje, nuk mund të them asgjë se ndoshta kanë shkuar për opsionet që janë më afër festës së pavarësisë, është 17 shkurti dhe ata kërkuar për arsyen se diaspora, zakonisht për festën e pavarësisë ka një fluks më të madh të ardhjes në Kosovë dhe ndoshta llogaritin në atë gjë, apo mund të jetë edhe tjetra që kanë ndonjë ide për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme më herët’.

“Por tani duhet të presim që mos të spekulojmë, mos të hymë në konspiracione, të presim se cili është propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, se cila mund të jetë data e përshtatshme për ta. Tani tri partitë parlamentare LDK, PDK dhe AAK kanë thënë 26 janari, të shohim se ҫfarë do të propozojë Lëvizja Vetëvendosje dhe si do të veprojë Presidentja, do të thotë se cilën datë pritet të zgjedhe ajo”.

Shkodra: LVV është e interesuar që këtë herë në qeveri të jetë partnere me ndonjë parti politike, në mënyrë që të ndajë edhe përgjegjësitë të cilat po e presin

“Keni parasysh se nëse shkohet në zgjedhje të rregullta, atëherë edhe afatet kohore, si për shembull, afatet për fushatë janë të përcaktuara, diku 30 apo 45 ditë, ndërsa nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, këtu varësisht se si mund të përcakohet nga Presidentja, mund të ketë fushatë 10 ditore, 5 ditore ashtu sic edhe merren vesh, ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja sepse nuk është e lehtë sepse ka kosto shumë të lartë për partitë politike, në këtë rast për Lëvizjen Vetëvendosje, që nuk e parapëlqen të shkoj në zgjedhje të rregullta, por të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme”, vlerëson analistja.

Shkodra thotë se, zgjedhjet presidenciale në Amerikë, mbahen në nëntor dhe Lëvizja Vetëvendosje sa do të mendoj që e ka përkrahjen dhe është e interesuar që këtë herë në qeveri të jetë partnere me ndonjë parti politike, në mënyrë që të ndajë edhe përgjegjësitë të cilat po e presin, e si përgjegjësi e para është përgjegjësia e Asociacionit, dhe po shihet që në asnjë mënyrë ajo nuk po do që të marr faturën e vetme sa i përket implementimit të kësaj kërkëse, por dëshiron që këtë përgjegjësi ta ndaj me një nga këto parti politike.

“Pra, po besoj që ka kalkulime edhe aty, por një gjë e di që kryeministri Albin Kurti, nuk do të dorëhiqet në asnjë mënyrë dhe parlamenti nuk ka mundësi të shpërndahet pa përkrahje e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pra nuk ka mundësi të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme pa dëshirën e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse dëshirojnë mund të shkohet sepse i kanë numrat. Megjithatë, të presim dhe të shohim se ҫfarë do të ndodhë. Mund të ndodhë të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe kjo bëhet sipas Lëvizjes Vetëvendosje pasi i kanë numrat në parlament, mund edhe t’i bëjnë numrat për shpërbërjen e parlamentit, pavarësisht se presidentja mubd të përcaktohet për zgjedhje të rregullta, ata mund ta qojnë vendin në zgjedhje të reja, nëse dëshirojnë edhe më herët”, theksoi Shkodra për ‘Bota sot’.

Duhanaj: Tani më ka filluar thyerjen edhe mep, dhe këta muaj do të jenë të nxehtë, pasi që me siguri do të zbulojnë skandalet njëri-tjetrit

Image

Leon Duhanaj

Po ashtu, për këtë ҫështje ka folur edhe analisti politik, Leon Duhanaj. Ai thotë se propozimi i opozitës për datën 26 janar si datë optimale për zgjedhje të rregullta, është bërë sepse është data e parë kalendarike e mundshme për zgjedhje të rregullta.

“Sepse Kosova ka nevojë urgjente të shfrytëzoj kohen, që sa me parë të përmbyllet "saga Qeveria Kurti". Qeveri e cila nuk i solli edhe asnjë dobi shtetit dhe qytetarëve. Përkundrazi, kjo qeveri ishte kthim mbrapa pothuajse në të gjitha segmentet, nga të cilat po i numëroj disa:

Ekonomia në kolaps, inflacion i lartë, nga i cili nuk ja dalin as të punësuarit, e lëre më të pa unësuarit.

Shkatërrimi sistematik i diplomacisë kosovare. Përfshi izolimin e gjithmbarshëm të vendit karshi botës demokratike.

Degradimi në dialog, hapja e temave të mbyllura dhe pranimi i planeve të shkojnë në favor të Serbisë.

Paraprakisht, dezintegrim total i komunitetit serb në Kosovë.

Kriza në paga; mospagesa e pagave në miniera, mosarritja e pagave thuajse askund ku ka nevojë.

Degradimi tolal në arsim e shëndetësi.

Emigrimi i qindra mijëra qytetarëvë të zhgënyer, pa shpresë e besim që mund të bëhet mirë në Kosovë”, thekson Duhanaj.

Ai më tutje thotë se, kryeministri Kurti ka mundësi të kërkojë forma, për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Jo pse ka ndonjë qëllim të mirë për vendin, sa e ka brengën e rënies së mbështetjes karshi tij. Kryeministri Kurti, tashmë është dëshmuar si "kampion" i kapjes së shtetit dhe ketë po bën përpjekje ta realizoj plotësisht, duke e marrë edhe një mandat. Nuk mendoj që do të merr përkrahjen nga opozita, për t'i ngopur apetitet e tij. Tani më ka filluar thyerjen edhe me Presidenten, dhe këta muaj do të jenë të nxehtë, pasi që me siguri do të zbulojnë skandalet njëri-tjetrit. Për mendimin tim, më që është pritur kaq gjatë, atëherë duhet të shkohet deri në fund, le të ngopen edhe besimtarët e fundit me mashtrimet e Qeverisë Kurti”, vlerëson ai.

Read Entire Article