PSG dëshiron që Real Madridi të paguajë 80 milionë euro për Mbappen

4 months ago 9

Paris Saint-Germain thuhet se i ka kërkuar Real Madridit të paguajë bonusin e besnikërisë për Kylian Mbappe, i cili pritet të transferohet këtë verë si lojtar i lirë.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Mbappes i duhej një bonus besnikërie në PSG në muajin shkurt, i cili arriti në 80 milionë euro dhe ata refuzuan ta paguanin atë.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi telefonoi Florentino Perezin dhe i kërkoi Real Madridit t’i paguante bonusin Mbappes, që kur ai vendosi t’i bashkohej atyre këtë verë.

Florentino e hodhi poshtë plotësisht kërkesën duke përmendur faktin se Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë. Kështu, Real Madridi nuk do t’i paguajë asnjë euro PSG-së.

🚨 NEW: PSG wanted Real Madrid to pay the €80M bonus owed to Mbappe. Florentino Perez declined, because ‘Mbappe is free agent.’ @lequipe pic.twitter.com/AuhtMjnvjz

— Madrid Xtra (@MadridXtra) May 28, 2024

Qëndrimi i Florentinos zemëroi presidentin e PSG-së dhe prishi më tej marrëdhëniet midis Los Blancos dhe klubit parisien.

Ndërkohë, PSG vendosi të ndëshkojë Mbappen duke i mbajtur peng pagën e tij për muajin prill plus bonusin e majmë që i detyrohej në shkurt. Burimi pohon se tani janë përfshirë avokatë për të zgjidhur çështjen.

🚨 JUST IN: PSG did NOT pay Kylian Mbappé’s salary in April. They also did NOT pay him a big bonus they owed him in February.

Lawyers are now involved.@lequipe 🇫🇷 pic.twitter.com/YLGdPBnoD7

— Madrid Zone (@theMadridZone) May 28, 2024

Kjo duket si një fitore për Perez dhe Real Madridin, pasi nuk i ka ikur inati i vitit 2021 kur Mbretërit ofruan 200 milionë euro për Mbappen, por parisienët e refuzuan.

Mbappes iu ofrua gjithashtu një pagë prej 35-40 milionë euro në sezon për t’u bashkuar me Real Madridin, por ai vendosi të zgjasë kontratën e tij me PSG.

Sipas Fabrizio Romano, paga e Mbappes kur të bashkohet me Real Madridin këtë verë do të jetë e barabartë me atë që fitojnë Bellingham dhe Vinicius – rreth 10 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/

Read Entire Article