PSG vendos çmimin rekord për Mbappe

1 year ago 18
Reklamë
13:45 22/08/2023

Klubi parisien kërkon 250 milion euro për sulmuesin, kontrata i përfundon në verën e 2024

PSG është gati të lërë Kilian Mbapen të largohet këtë verë, por vetëm për një shumë rekord prej 250 milionë eurosh.

Pas javëve të tensionuara, ylli francez u rikthye në ekipin e parë me një gol, ndërsa parisienet barazuan 1-1 kundër Tuluzuës në transfertë.

Me akivizimin e tij me ekipin e parë, u la të kuptohej nga klubi se e ardhmja e 24-vjeçarit do të jetë në “Park de Prins” edhe për disa muaj.

Në mediat e huaja është raportuar se Real Madridi është gati që të paguajë 120 mln euro për kartonin e futbollistit.

Por PSG e lë të lirë me dyfishin e asaj që “Los Blankos” janë të gatshëm që të japin, raporton spanjollja “AS”.

Kontrata yllit francez i përfundon në verën e 2025-ës.

Por presidenti Al-Khelaifi e ka vendosur që të mos ta lërë të lirë sulmuesin, nëse nga klubi i interesuar nuk paguhet shuma e kërkuar.

Mbape ndërkohë vazhdon që të këmbëngulë që të mos rinovojë me parisienët, pasi dëshira e tij është transferimi te “Los Blankos”.

Por drejtuesit e PSG nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre.

Sulmuesi i përfaqësueses franceze u dënua më herët që të stërvitej me ekipin e dytë, për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article