Publicisti e zbulon planin djallëzor të Vuçiqit – kjo gjë mund të ndodhë nëse hapet Ura e Ibrit!

1 month ago 7
Reklamë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që Ura e Ibrit të hapet më datë 14 ose 15 të këtij muajit.

Këtë deklaratë Vuçiq e dha gjatë një konference për media.

Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare do të përpiqet të vendosë liderë të rinj serbë, të cilët në fakt do të përpiqen të negociojnë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicist Eshref Ymeri.

Ai thotë se pasojat e Thaçit dhe bandës së tij ende po i mbanë Kosova duke shtuar që nëse Vuçiq e qëllon njërën datë për hapjen e Urës atëhere duhet të mendojm së ndoshta fshihet ndonjë plan djallëzor.

Image

Eshref Ymeri

Që ura e Ibrit, paradoksalisht, vazhdon të mbetet e mbyllur, kjo, siç e kam theksuar edhe herë tjetër, dëshmon që treshja udhëheqëse në Prishtinë vazhdon të mbajë mbi shpatulla pasojat e tradhtisë së Hashim Thaçit me bandën e tij. Nëse ura do të hapet më 14 ose 15 gusht, se kështu deklaron armiku i betuar Vuçiç, kjo është për të vënë duart në kokë, se do të thotë që Vuçiçi bëhet veqil në shtëpi të botës.

Nëse ura hapet në njërën nga këto dy data, kush mund të na sigurojë që prapa fjalëve të Vuçiçit nuk fshihet një plan djallëzor i tij. Cili mund të jetë ky plan djallëzor?”, u shpreh publicisti.

Më tej, ai përmend se çfarë mund të fshihet pas deklaratës së tij duke shtuar se organet e ruajtjes së rendit duhet të jenë të parapërgatitura mirë, për të mos lejuar në asnjë mënyrë ndonjë protestë të dhunshme të serbëve të veriut në afërsi të asaj ure.

Së pari, Vuçiçi kërkon të lajë duart para ndërkombëtarëve, se, demek, Serbia nuk ka gisht në mbylljen e urës, pra, fajin t'ia lërë në derë Prishtinës për mbylljen e saj.

Së dyti, fill pas hapjes së urës, banorët serbë të Veriut të Mitrovicës mund të organizojnë një protestë të parapërgatitur nga banditët e Vuçiçit dhe të turren drejt saj për ta mbyllur. Me këtë rast, Vuçiçi mund të "justifikohet" para ndërkombëtarëve, se banorët e Veriut të Mitrovicës nuk e dëshirojnë hapjen e urës, sepse "keqtrajtohen" nga autoritetet e Prishtinës.

Prandaj, nëse ura hapet në ato ditë, organet e ruajtjes së rendit duhet të jenë të parapërgatitura mirë, për të mos lejuar në asnjë mënyrë ndonjë protestë të dhunshme të serbëve të veriut në afërsi të asaj ure”, përfundoi Ymeri për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article