Publicisti flet për hapjen e Urës së Ibrit/ Zbërthen skenarin e Serbisë – ja pse paralajmërohet Kosova!

1 month ago 8
Reklamë

Hapja e Urës së Ibrit ka qenë këto ditë një nga temat më të përfolura.

E shkas kjo ngjarje ka arritur të sjellë një takim midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, ku ky i fundit bëri të qartë qëndrimi i ndërkombëtarëve dhe atyre që kujdesën për sigurinë e Kosovës për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Përderisa Kurti insiston se ura duhet të hapët sepse sipas tij është një gjë e drejt, është KFOR ai që po mendon të kundërtën.

Kurti do hapje, kurse KFOR insiston se çdo vendim për Urën e Ibrit duhet të merret me dialog politik dhe në mënyrë të koordinuar

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicisti Dedë Preqi.

Ai thotë se është zhgënjyese reagimi i ndërkombëtarëve ndaj Kosovës.

Sipas tij, Serbia kryeneqe po rri e gatshme me kërcënimet e saj të vazhdueshme dhe po rrie krenare për të arriturat dhe realizimin e politikave shofene ndaj Kosovës.

Image

Dedë Preqi

Serbia kryeneqe po rri e gatshme me kërcënimet e saj

“Zhgënjimi do të ndikonte tek të gjithë njerëzit, ndoshta jo në mënyrë të njejtë, por në forma të ndryshme, ku paraqitet dhe rritet pikërisht në kohën më të përgjegjëshme dhe në rrethana ku duket si e privuar nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë, apo kemi një pleksje impulsesh të pa organizuara dhe stimujsh të rastësishëm brenda Bashkësisë Ndërkombëtare, duke na zhgënjyer me të madhe.

Një situatë e tillë në Kosovë, në veçanti me rastin e hapjes së Urës mbi lumin Iber, në Mitrovicë, siç vërehet, ku vëmendja e popullatës është e tërhequr gjithnjë e më shumë, poashtu edhe Bashkësia Ndërkombëtare, në krye me SHBA-të, e cila si asnjëherë tjetër i ka ashpërsuar kritikat e saj të vrazhda ndaj qeverisë së Kosovës, dhe kryeministrit Kurti, që mos të ndërmerr hapa të tillë edhe pse janë në vijën ligjore dhe kushtetuese.

Ndërsa në anën tjetër, Serbia kryeneqe po rri e gatshme me kërcënimet e saj të vazhdueshme dhe po rrie krenare për të arriturat dhe realizimin e politikave shofene ndaj Kosovës, dhe e cila po sjellet hapur para bashkësisë ndërkombëtare si një mike dhe aleate e përbetuar e Rusisë, pa asnjë lloj hezitimi dhe detyrimi moralo-politk, ndaj vendeve perëndimore, që e kanë sanksionuar këtë vend dhe janë kundër luftës në Ukrainë”, u shpreh ai.

Më tej, publicisti përmend luftën që Kosova është përballur duke shtuar që edhe qeveritë e kaluara kanë arritur të sjellin zhgënjim tek qytetarët e vendit.

“Është e vertetë se askund nuk ka zgjedhje të pastra dhe transparente të problemeve, sidomos në ato vende ku ka dominuar lufta dhe ka shkatërruar gjithçka njerëzore, sikur në Kosovë, por duhet t’i lutemi zotit, që koha të mos na kthehet mbrapa, e cila nuk i konvenon shoqërisë tonë dhe asnjë populli tjetër, sidomos një populli që i ka ende plagët e hapura dhe të freskëta nga lufta e fundit.

Njerëzit e këtij vendi edhe kur ishin të robëruar por edhe pas lirimit nga robëria nuk janë të kënaqur me kushtet dhe rrethanat në të cilat jetojnë, apo më mirë të thëmi se janë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar me njerëzit e politikës së vendit të vet dhe mos t’i përmendim edhe ata të huaj, të cilët në një formë na erdhën në ndihmë, por një masë e tyre na zhgënjyen, e nganjëherë në befasi të frikshme, me një orientim moralisht të rremë, apo pro Serbisë, siç ishte misioni UNMIK dhe EULEX”, shpjegon publicisti.

Ish - udhëheqësitë dëmtuan Kosovën, tradhëtuan historinë e këtij shteti

Nga ana tjetër Preqi vazhdon rrjedhën e bisedës duke përmendur ish-udhëheqsitë që tradhtuan shtetin dhe u bënë milionera me djersën e popullit.

Dhe ja tani në këtë shirit kohe gjejmë edhe mjaft rrugë tjera, të cilat në këtë pikpamje e mundin përspektivën normale dhe të pa qartë, kur njeriu i këtij vendi po jeton sikur në halucinacione, apo në një ankth dhe ndjenjë pasigurie të mirëvajtjes dhe mirëqenjes së tij, si një gjendje e tillë, që nuk mund ta shërojë aq lehë të kaluarën dhe kurrsesi ta shpëtojë të sotmën e mjegulluar, apo të insistojë për ndonjë vizion optimist për të ardhmën e vet.

Të gjitha këto pasoja rrjedhën e kanë dikund thellë nga brenda dhe nga jashta, por ajo që e bënë më të zhveshur nga përgjegjësia moralo-politike, janë përsonazhet e qeverisjeve të dobëta të shtetit të ri të Kosovës, të cilët e tradhëtuan jo vetëm votëbesimin e popullit të vet, por e tradhëtuan tërë historinë e këtij shteti të ri, për interesat e tyre partiake dhe klanore, duke u bërë milionera me djersën e këtij populli të vuajtur me shekuj për liri dhe pavarësi”, thotë ai.

Në fund, publicisti përmbledh situatën duke thënë që ndërkombëtarët së fundmi po heshtin ndaj veprimeve të Serbisë dhe po zhgënjejnë Kosovën në disa pika.

Të gjitha këto, natyrisht janë rrethana që nuk mund të mos merren parasysh nëse duam arsyeshmërinë e këtij embrioni të tulitur në këtë formë të shëmtuar, apo të shpifur nga qarqet dhe planet e Serbisë, nga ana tjetër, të gjitha këto do të ishin shkaqe irelevante sikur të mos gjenin jehonë edhe nga arenat ndërkombëtare, ndaj të cilave nuk e di a kemi të drejtë t’i kritikojmë, kur gjithë ai mundi dhe ajo sakrificë e tyre po na zhgënjenë kohën e fundit.

Dhe përveq të përgjithshmës, në këtë bagazh të ngarkuar, a do të ishte i mundshëm zgjimi, lindja e ndjenjës dhe optimizmit për një mirëqenje dhe stabilitet ndaj këtij populli dhe vendi, dhe të pranojmë si një vetëdije dhe sensibilitet të gatuar kryesisht nga brumi i këtyre rrethanave, dhe si përgjegje, mos t’i mbetëmi borxhë atyre që robërinë e bënë liri dhe terrin na e bënë dritë”, përfundoi publicisti Dedë Preqi për “Bota sot”.

Read Entire Article