Publikohen pamjet – momenti kur Gani Gërmia pi alkool fshehtas

10 months ago 9

Gani Gërmia është njëri nga banorët që po merr vëmendje të madhe kohëve të fundit në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai ka krijuar probleme me disa prej banorëve dhe duket se e gjithë kjo po ndodh për shkak të alkoolit.

Gazetari e humoristi është akuzuar disa herë nga banorët e tjerë për çështjen e alkoolit dhe se e ka bërë që të dalë komplet prej vetes.

Foto: Screenshot/TikTok

Madje, shumë prej tyre edhe nga jashtë I dërguan mesazhe, që të heq dorë nga alkooli.

Për Ganinë kjo shihet të jetë krejtësisht normale, pasi të shumtën e kohës është nën ndikim të alkoolit.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti është zënë edhe së fundmi duke pirë fshehtas, në bazë të disa pamjeve që u publikuan në rrjete sociale.

Videoja e tij është bërë virale në TikTok dhe ka marrë reagime tejet negative nga përdoruesit e internetit. /Telegrafi/

A po ta konda Gani djali #bbvipks2 pic.twitter.com/4lJHAcEylT

— Manjola (@Manjolaab) December 20, 2023

Read Entire Article