Publikohen pamjet rrëqethëse të rrëmbimit të pesë ushtareve izraelite nga trupat e Hamasit

3 months ago 8
Reklamë

Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura publikoi të mërkurën pamje rrëqethëse që tregonin rrëmbimin e pesë ushtareve të bazës “Nahal Oz” nga militantët e Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, duke e përshkruar videon si një “testament të mallkuar për dështimin e kombit për të sjellë pengjet në shtëpi”.

Videoja është marrë nga kamerat trupore të militantëve palestinezë atë ditë, teksa ata sulmuan bazën pranë kufirit të Gazës dhe tregon Liri Albag, Karina Ariev, Agam Berger, Daniella Gilboa dhe Naama Levy, në pamjet e filmuara 229 ditë më parë. Të pesë ushtaret janë ende pengje të Hamasit në Gaza, raporton timesofisrael.

Familjet e pesë ushtarëve kërkuan transmetimin e pamjeve, ku disa prej prindërve thanë se qëllimi është të zgjohet kombi dhe veçanërisht lidershipi, që të punojnë më urgjentisht për të siguruar lirimin e tyre.

If you want to understand why Israel, and the majority of Jews around the world, are not moved by calls for “ceasefire now”, just watch this video. Until the hostages are released, and these monsters have paid for their evil terrorism, there is nothing to discuss. pic.twitter.com/iwOhHWC6WR

— Pini Dunner (@pinidunner) May 22, 2024


“Dua që ju ta transmetoni këtë pamje çdo ditë në fillim të lajmeve”, tha babai i Liri Albag, Eli, në studion e Channel 12 pas shfaqjes së pamjeve, “derisa dikush të zgjohet”.

Videoja treminutëshe e liruar për publikim fillon brenda një strehe në bazë rreth orës 9 të mëngjesit, kur militantët po u lidhin duart pesë ushtarëve të mbikëqyrjes, detyra e të cilëve është të monitorojnë aktivitetin në kufi, të cilët duken të tronditur, të tmerruar, të plagosur dhe të gjakosur.

Kujtojmë se Nahal Oz u sulmua nga dhjetëra palestinezë më 7 tetor dhe ata kaluan rreth tre orë në bazë.

Ndryshe, pamjet u publikuan përpara një takimi të kabinetit izraelit të luftës të mërkurën mbrëma dhe deklarohej se kishte për qëllim presionin ndaj ministrave për të rritur përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Negociatat për një marrëveshje armëpushimi kanë ngecur që nga muaji prill. Marrëveshja e vetme e mëparshme, në muajin nëntor, pa 105 pengje të liruara gjatë një armëpushimi njëjavor. /Telegrafi/

A recent video shows five Israeli teenage girls bleeding severely while being held hostage by #HamasTerrorists. Blood stains on their pants suggest they were brutally raped.

They’re still their hostage, and some human rights orgs/seculars want #ısrael to stop the hunting.… pic.twitter.com/6lMHgWRjBd

— Mr Sinha (Modi’s family) (@MrSinha_) May 22, 2024

Read Entire Article