Publikohet klipi, banorët të bindur që Buci dhe Santiana kanë ndjenja për njëri-tjetrin

9 months ago 24

Është publikuar një klip në spektaklin e natës së sotme (e premte) për Bucin dhe Santianën.

Aty shihet afrimiteti i madh ndërmjet tyre si dhe disa ngacmime që kanë bërë.

Dyshja janë komentuar nga konkurrentët, disa prej të cilëve u pajtuan, duke thënë se kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

Santiana u shpreh se Bucin e ka vetëm shok dhe se ndihet mirë me të, pavarësisht asaj.

Ylli Dervishi nga ana tjetër po ashtu tha që për bukuroshen gjakovare nuk është i dashuruar, thjesht kalojnë mirë bashkë.

Linda mes tjerash theksoi se është e bindur që ata dy kanë ndjenja dhe se janë të dashuruar.

Sidoqoftë, ata kanë hedhur poshtë çdo aludim dhe se thjesht po luajnë. /Telegrafi/

Read Entire Article