Pularia në Cakran/ Ish-emigranti investoi kursimet

1 year ago 36
Reklamë

Pas 17 vjetësh në emigrim, Ismail Ymeraj nga Cakrani i Fierit u kthye në vendlindje.

Vështirësitë e mërgimit dhe largësia nga familja e detyruan Ismailin të kthehej dhe të investonte në rritjen e shpendëve. Fillimisht e ka nisur me 5000 zogj pule. Pas 15 vjetësh punë arrin të rrisë rreth 100 mijë zogj që shkojnë në tregun vendas për mish.

Prej një vit e gjysmë Ismaili prodhon energji elektrike nga panelet diellore duke investuar rreth 27 mijë euro.

Jo vetëm siguron energji për stabilimentin por një pjesë e mirë në fund të vitit apo rreth 100 mijë i kalojnë shtetit por pa marrë prej tyre asnjë qindarkë.

Ish emigranti që investoi kursimet në Shqipëri kërkon që shteti t’i krijojë mundësi në lehtësimin e barrës fiskale.

Top Channel

Read Entire Article