Punësoi të dashurën si konsulente, paraqet dorëheqjen ministri i Kulturës në Itali

1 week ago 26
Reklamë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e nis sesionin e ri politik me një goditje në kabinetin e saj.

Në një intervistë televizive për Rai ministri i Kulturës Gennaro Sangiuliano, një besnik i kryeministres ka pranuar publikisht i prekur se u përpoq të punësonte të dashurën e tij si konsulente në ministri. Ai u shpreh se i kishte ofruar dorëheqjen kryeministres, por ajo e refuzoi.

Lëvizja erdhi si reagim ndaj një skandali që shpërtheu javën e kaluar kur Maria Rosaria Boccia, një ndikuese e mediave sociale, njoftoi në Instagram se kishte një rol të ri si këshilltare për eventet kryesore të ministrisë së kulturës – një pretendim që vetë ministria e mohoi. Influencjerja më pas publikoi dokumente dhe fotografi të saj në udhëtime pune me ministrin Sangiuliano, duke përfshirë vizitat për takimin e ardhshëm ministror të G7 për kulturën në Positano, Itali.

Ministri i cili në të njëjtën kohë është i martuar me një grua tjetër, pranoi se Boccia e kishte shoqëruar në udhëtime pune dhe pretendoi se fillimisht i kishte ofruar një vend pune , por më vonë e “revokoi” ofertën pasi mori këshilla se do të ishte një konflikt interesi për shkak të ” marrëdhënieve sentimentale”.

Në intervistë , Sangiuliano këmbënguli se nuk u përdorën para publike për të paguar udhëtimet e tij me Boccia-n dhe se ajo nuk kishte akses në dokumente konfidenciale. Ai i kërkoi falje gruas së tij dhe Melonit.

Ky është skandali i dytë që prek ministrinë e kulturës këtë vit pasi nënsekretari i kulturës, Vittorio Sgarbi, dha dorëheqjen në shkurt pasi u akuzua se kishte mbuluar vjedhjen e veprave të artit.

Read Entire Article